Akuza ndaj kundërshtarëve, skenari i katërshes Rama-Berisha-Meta dhe Alibeaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesit e partive kryesore politike në fushatën për zgjedhjet lokale nuk ofruan “alternativë ndryshe”, duke u mbajtur me akuza të ndërsjellta mes tyre. Përse zgjodhën strategjinë e mosdhënies së llogarisë dhe prezantimit të projekteve të reja lokale?

Katërshja kryesore politike nuk ofroi asgjë ndryshe nga fushatat e 32-viteve të fundit. Skenari është i njëjtë edhe në këto zgjedhje lokale, duke mos ofruar asnjë risi dhe alternativë ndryshe nga forcat politike. Forma që ka zgjedhur mazhoranca dhe opozita është tashmë e qartë. Kryeministri Edi Rama nuk po premton projekte dhe vizion ndryshe për qeverisjen e tij. Ai në përgjithësi në çdo takim në bashki të ndryshme të vendit pasi flet pak për kandidatët e PS-së, nis sulmet ndaj kundërshtarëve. Berishën dhe Metën i konsideron si të keqen e vendit, duke i cilësuar dyshja “Salike”.

Përmend në çdo takim çështjen e shpalljes “non grata” të Berishës nga SHBA në çdo takim dhe më pas del në thelbin e fushatës së tij, e cila është edhe strategji elektorale. Ndonëse e parashtron në formë oferte për të votuar kandidatët e PS-së si “detyrim për të ardhmen më të mirë”, në fakt ngjan kërcënim për zgjedhësit teksa u thotë se nëse nuk do të votojnë të majtën dhe zgjedhdhin kryebashkiak nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Berishës dhe Metës atëherë qëneria e tij nuk do të bashkëpunojë në realizimin e projekteve lokale. Gjithashtu Rama në bashkitë ku kandidatët e Berishës dhe Metës gëzojnë reputacion të mirë në qytet, tenton ti ironizojë dhe sfumojë integritetin e tyre teksa shpesh ka një shprehje identike që e arkullon dendur: “Thonë se është djalë i mirë, dakord jam por nuk do e marrim për dhëndër, aq më shumë që janë përfaqësues të një “non grate”-shprehet Rama. Nga ana tjetër Berisha dhe Meta edhe pse bëjnë një fushatë të ndarë për të njëtin qëllim fjalorin e kanë thuajse identic.

Qëllimi i Berishës është të denogrojë kryeministrin duke e akuzuar për korrupsion, lidhje me bandat kriminale, udhëtime me avionë me dhomë gjumi brenda dhe shpenzime luksi. Ai gjithashtu ka zgjedhur strategjinë të sulmojë emeër për emër edhe kandidatët e PS-së për kryetarë bashkie. I akuzon si të përfshirë në afera, sidomos të rikonfirmuarit dhe të lidhur me banda. Ndërsa vetes i ka dhënë lirinë të shprehet dendur në akuza ka sgjedhur strategjinë ndryshe për kandidatët e tij, duke u kërkuar që të zhvillojnë një fushatë pozitiviste dhe të parashtrojnë programet dhe japin premtimet për qytetarët, pa atakuar rivalët e drejtëpërdrejtë. Po ashtu edhe Meta duket aktiv në takimet elektorale, por pa përdorur logon e Partisë së Lirisë. Futet kudo në takime me demokratët dhe ish-LSI-stat, duke mbajtur takime të hapura. Një formë tërësisht e ndryshme e kësaj fushate nga Meta. Vetë Meta njihet për fushatën e “padukshme” që ka bërë më parë duke takuar persona me influencë lokale të cilët në forma të ndryshme miqësore, farefisnore etj siguronin vota për LSI-në, sot PL. Këtë format Meta e ka ndryshuar duke tentuar të duket si një “zgjidhje e ndërmjetme”, jo me akuza të forta dhe fushatë agresive.

Lexo edhe :  Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Ndryshe nga “treshja e madhe”, kryetari I komanduar i PD-së zyrtare Enkelejd Alibeaj ka zgjedhur që më shumë të sulmojë Berishën sesa Ramën. I ndodhur në Kritika për këtë formë, ditet e fundit Alibeajn ka ndryshuar disi strategji duke përfshirë edhe Ramën si “të ngjashëm me Berishën dhe Metën”. Gjithashtu në çdo takim sado të pakët në numër, Alibeaj e ka standard fjalimin se PD e drejtuar prej tij është përkrahëse e madhe e SHBA-ve. Kjo lloj forme fushate e zgjedhur nga të katër drejtuesit e partive kryesore politike në fakt nuk ofron atë që qytetarët do të donin. Shumë prej tyre do ishin të interesuar të njiheshin me projekte të prekshme si infrastruktura, punësimi, shërbimet, trafiku, ndotja etj. Çështje lokale që prekin çdo qytetar. Vetë drejtuesit politik i kanë anashkaluar këto çështje duke i konsdieruar zgjedhjet lokale si mirëfilltas politike.

 

Të fundit

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Lajme të tjera

Web TV