Bie norma e inflacionit në vend/ Çmimet e ushqimeve ‘po shtrëngojnë’ xhepat e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e çmimeve është ngadalësuar sërish në muajin prill, dukë reflektuar bazën e lartë të një viti më parë.

Tendenca është ndikuar më së shumti nga rënia e çmimeve të karburanteve, që në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin rreth 240 lekë për litër, ndërsa këtë vit kanë zbritur poshtë 180 lekëve.

Por çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten të shtrenjta, duke dhënë ndikimin kryesor në inflacion.

Sipas INSTAT Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2023, arriti 114,7 kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2023 është 4,6 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 6,2 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2023, krahasuar me Mars 2023 është 0,03 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,43 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,48 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,20 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me -0,71 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,6 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,8 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,6 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,4 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3 %, “Shërbimi arsimor” me 2,1 %, “Shëndeti” me 1,4 % dhe “Komunikimi” me 1,2 %.

Lexo edhe :  2 vite burg, ja pse Fredi Beleri mund të lirohet në muajin gusht

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënoi ulje me 10,7 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 15,5 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 13,5 %, “mish” me 12,3 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 10,7 %, “fruta” me 7,7 %, “bukë dhe drithra” me 5,6 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 4,9 %.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Mars 2023, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rritën me 0,9 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,6 %, Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,5 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4 %, “Shëndeti” me 0,3 %, “Komunikimi” me 0,2 %, “Veshje dhe këpucë” dhe Shërbimi arsimor” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën më 1,1 %, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,2 %./Monitor

Të fundit

Kanadaja kalon 40 milionë banorë, “mbipopullimi” shkakton probleme

Kanadaja është vendosur të arrijë një rekord prej 40.77 milionë njerëz në vitin 2023, falë kryesisht imigrimit të përkohshëm,...

Ja si Inteligjenca Artificiale dhe kriza e burimeve njerëzore po ndryshojnë drejtuesit

Kriza e burimeve njerëzore po ndryshon mendësinë e drejtuesve shqiptarë në trajtimin e punonjësve jo më si pjesë të procesit, por si individë duke...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill

Këto janë 3 shenjat e horoskopit kanë shans të kenë më shumë fat në muajin prill: Binjakët Binjakët do të kenë një nxitës të krijimtarisë në...

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e saj "Puntería", ku është protagonist...

Kafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate

Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të...

Lajme të tjera

Web TV