Gara e 14 Majit, Lorenc Vangjeli: Socialistët çojnë 2 kryeministra në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asimetrike, e quajti fushatën e të dyja palëve politike në Bashkinë e Durrësit për garën e 14 majit analisti Lorenc Vangjeli. Duke folur në ‘Kontrast’ në Report Tv Vangjeli tha se mazhoranca i ofron durrsakëve 2 kryeministra, duke bërë një paralelizëm me vëmendjen e Kryeministrit Rama në këtë fushatë për Durrësin me faktin se kandidatja Sako drejton një bashki e cila në periudhë të sezonit turistik ‘qeveris’ për 1.7 milionë shqiptarë.

“Durrësi nëse e shikon më vëmendje ka një fushatë asimetrike. Të dyja palët kanë zbritur me dinë për ta marrë atë. Kur them asimetrike kam parasysh diçka tjetër. Të majtët prezantohen në Durrës me Kryeministrin Edi Rama por edhe me znj. Sako e cila është jo vetëm si kryrebashkiake por për së paku 2 muaj është edhe ajo kryeministre e shumicës së shqiptarëve pasi në Durrës në sezon turistik kalojnë deri në 1.7 milionë turistë, duke e bërë një pol të rëndësishëm. Kështu që oferta e socialistëve është e dyfishtë, ndërsa PD është në kërkim të një fitoreje të rëndësishme dhe Durrësi është target. Edi Rama është marrë edhe me kandidatin ndërkohë që Berisha-Meta nuk janë marrë me znj. Sako, por kanë bërë atë që dinë më mirë: Të mallkojnë Edi Ramën. Kjo nuk dihet se sa do të ndikojë të durrsakët”, tha Vangjeli.

Të fundit

Aplikacioni Telegram rrezikon bllokimin në Rusi, Kremlini: Po përdoret nga terroristët

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar sot se aplikacioni i komunikimit Telegram dhe krijuesi i tij Pavel Durov...

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën e familjeve të Kombinatit, të cilat përfitojnë bonus qiraje pasi banesat e tyre u prekën nga procesi i...

Sterilizimi/ Ilir Beqaj zbulon detaje nga dosja hetimore: Kemi bërë kërkesë për…

Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha...

Ekspertët thonë jo! Nga tani mos qëndroni më zbathur në shtëpi, ja arsyeja e fortë

Pas një dite të gjatë me këpucët veshur me siguri gjithçka që doni të bëni është t’i largoni ato nga këmbët tuaja. Kjo për shkak...

Nesër mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend, ja çfarë pritet të ndodhë

Ditën e nesërme do të mblidhet në orën 11.30 Sekretariati i Etikës në Kuvend, për kërkesën e grupit parlamentar të PD për të shpallur...

Lajme të tjera

Web TV