Pas kurorëzimit të dashurisë me Kiarën në një martesë në finalen e madhe të Big Brother VIP, Luiz Ejlli ka shijuar festën dhe më pas është nisur menjëherë për në Shkodër.
Duke shuar të gjitha aludimet përse anëtarët e familjes së tij nuk ishin në dasmë e as në finale, Luizi tha se kishte nënën të sëmurë.
Kështu duket se tregon arsyen përse munguan në dasmë. Kështu ai ka nënkuptuar edhe arsyen pse ajo nuk ishte e pranishme në ceremoninë e dasmës. Ai u pyet nëse ka fjetur në shtëpinë e Kiarës, pas daljes nga BBV, por nuk pranoi të japë komente duke thënë “Një gjë është e sigurt, jashtë nuk do të jem”.
Falë intuitës dhe mënyrës se si e ka bërë lojën, Luizi është ftuar që edicionin e ardhshëm të këtij formati, të jetë pjesë e produksionit.