Viktimat e ardhshëm të Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesë nga libri: “E pashë shtetin duke rënë”
Një retrospektivë e viteve të nxehta 1994 – 1997 nëpërmjet syrit të një analisti

Nga Frrok Çupi

  1. Stabiliteti

Askush nuk e di në se Qeveria e Pajtimit Kombëtar do të shpëtohet apo do të hidhet poshtë. Në qoftë se Berisha do të lejohet të quhet përsëri President i Shqipërisë, planin e parë ky e ka kundër Qeverisë së Pajtimit. Intriga është kjo: Kryeministri Fino “ka shkelur Kushtetutën, sepse ka takuar popullin e Jugut. Ky kryeministër kur ka qënë në Amerikë ka bashkëpunuar me CIA, që së bashku me shërbimin sekret grek, ka organizuar revoltat në Shqipëri. Asnjëherë ky njeri nuk kundërshtoi Europën kur deklaroi se njeh si palë bisedimesh komitetet e pajtimit, popullin e revoltuar dhe partitë politike; zoti Fino dhe qeveria e tij hodhën baltë mbi Presidentin”.

Akuza është përgatitur. Berisha ka bërë gati denonciatorin dhe ekzekutuesin, i cili ndodhet brenda Qeverisë. Ministri i Rendit, një djalosh i ngarkuar me akuza për faje kriminale, sa kohë që nuk parapëlqen filmat e moshës së vet, endërron Xheknorin. Ndërkohë që persekutorët po presin aksionin.

Berisha është më i afti që ta ngarkojë fajin e tij mbi viktimën.

  1. Jugu

Kryeministrit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar iu bë një komplot, njofton shtypi. Në këtë situatë?… Është e vështirë të kuptosh ç’po ndodh.

Pas marrosjes së parë të shtetit që i vuri topat popullsisë së Jugut, (tentativa tashmë ka dështuar), Berisha ndodhet në një krizë tjetër kundër Jugore. Kjo është një krizë që po piqet në një qetësi gati spitalore. Shenjat e para janë dhënë:

Komploti i organizuar në Shkodër kundër kryeministrit Fino, është një tentativë. Me këtë preku psikozën se “Veriu më përket mua”. Me sulmin ndaj Finos në Shkodër, në Jug mendojnë se “Veriu nuk na do”; ndërsa në Veri jep mesazhin se “unë Berisha jam përsëri i fortë”.

E dyta, të shtënat me armë mbi “Hotel Bologna” të Vlorës, vetëm një ditë para ardhjes së Dr.Vranickit në këtë qytet. Me siguri që shteti ka dorë. Kërcënohen përfaqësuesit e Europës sikur “Vlora është e rrezikshme”. Por edhe krismat e papushim në Tiranë natën e bujtjes së Vranickit, (në Tiranë kishin pushuar krismat për net me radhë), kërcënonin punën e Europës në Shqipëri.

Prill 1997

FANTAZMA E PRESIDENTIT MUND TË NGJALLET NË VITIN 1998.

Këto ditë kur Berisha në zyrën e tij po gris letra dhe përshëndet dashamirësit dhe shërbëtorët, po lëshon edhe zëra ndaj diplomatëve, politikanëve e gazetarëve se “pa mua nuk ka Shqipëri”. Plani i Presidentit për t’u ringjallur, rri gjithnjë zgjuar. Në njërën anë vazhdon djegia e vendit; në anën tjetër po happen fjalë se Berisha do ta marrë pushtetin një vit pas zgjedhjeve të Qershorit”.

Lexo edhe :  Profecia e Donald Lu-së: Pse janë tërbuar 'Al Capone'-t shqiptarë

Berisha në opozitë, do të jetë shumë i rrezikshëm për paqen e vendit.

Ky do të akuzojë qeverinë që do të dalë nga zgjedhjet e Qershorit. Një qeveri normale do të jetë e gatëshme të mbajë përgjegjësi normale. Këtë do ta keqpërdorë Berisha, duke kërkuar me zjarr dorëheqjen qeveritare mbas tij.

Në sinjalet që iu ka dhënë vizitorëve të huajve, ky ka lënë për të nënkuptuar se mbas humbjes së sigurtë në zgjedhjet e Qershorit, “Shqipëria do të ketë zgjedhje të reja në vitin 1998”.

Atëherë do të fillojë hakmarrja për kthimin e Berishës .

18 Prill 1997

TERRORI PO BIE

Për pesë vjet me radhë jetuam në terror dhe arrogancë Arroganca ushtrohej në emër të njërës palë, por nuk qetësonte asnërën: As palën e dhunuar dhe as dhunuesin.

Nuk u ndie më mirë simpatizani i Qeverisë se sa opozitari kur u aplikua Ligji 24/1; nuk u ndie më mirë i pari se sa i dyti kur masakruan opozitarët; nuk u ndie më mirë i pari se sa i dyti kur shteti sulmoi Jugun me avionë ushtarakë dhe me civilë të paguar për luftë. Qytetari nuk ndiehet kurrë mirë kur shteti sulmon qytetarin tjetër.

Këtu qëndron edhe dobësia e shtetit. Por shteti është budalla, dhe nuk e kupton se qytetarët nuk i ka me vete për t’i vënë kundër qytetarëve. Shteti mund të ketë me vete vetëm disa shërbëtorë të së keqes. Aq pak sa i mbeten shtetit dhe Presidentit në kohën kur ranë.

Ku janë këta sot?

Ishin rrotull Presidentit, por tani janë larguar nga vendi; janë fshehur diku jashtë… Pa atë nuk kanë ç’bëjnë ata. ..

Menjëherë pas kësaj ra qetësia. Sa i kartontë qënka shteti para njeriut.

Qetësia erdhi, apo ishte këtu, e fshehur nga frika? Njerëzit, veçanërisht në Tiranë, dalin lirisht në rrugë. Kaq iu mjafton për të qënë ët kënaqur. Rrotull ndërtesës ruse të Presidencës nuk ka më ushtarë, as shikas. Presidenca duket si një depo patatesh e braktisur.

Të vjen keq se shteti ka mbetur pa kryetar, por më mirë që u largua frika.

Korrik, 1997

 

 

Të fundit

Zbulohet lëvizja e radhës e socialistëve

Pasditen e së martës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve...

“Gati për të mirëpritur gjithë botën”, Rama për turizmin: Po ngjitemi gjithnjë e më lart

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se Shqipëria po përmirësohet sa i përket turizmit. Ndërsa krahason rezultatet me vitin 2019, Rama thekson se tashmë vendi po...

Rekorde dhe spektakël, 21-vjeçari Cole Palmer mahnit Chelsean

Cole Palmer po përjeton një sezon ëndrrash në Londër. Djaloshi që erdhi pa bujë nga Manchester City gjatë verës së kaluar, po bënë “zhurmë” me...

Taksa e pronës, sa do rritet detyrimi për bizneset e qytetarët?

Taksa e banesës, që do të nisë të aplikohet prej 2026, do të rrisë detyrimin për qytetarët dhe për bizneset. Llogaritja e saj do të...

UNICEF: Çdo dhjetë minuta një fëmijë vritet ose plagoset në Gaza

Fëmijët në Gaza janë bërë imazhi i luftës së vazhdueshme pasi rrëfimet e tyre nxjerrin në pah pasojat e konfliktit, sipas një zyrtareje të...

Lajme të tjera

Web TV