“9 Maji, Dita e Evropës”/ Rama: Evropa është këtu, Shqipëria është Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka uruar 9 Majin, Ditën e Evropës. Në një postim në rrjete sociale, ai ka publikuar një tabelë në të cilën shkruhet: “Evropa është këtu. Shqipëria është Evropë”. Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.

Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi  një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për t`i bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut, që do të ishte themeli i parë konkret për një federatë të ardhshme evropiane.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra-tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës.

Të fundit

Greqia mbyll Stadiumin Olimpik, impianti ka probleme me çatinë

Autoritetet greke kanë mbyllur stadiumin më të madh sportiv të vendit për shkak të pasigurisë së çatisë prej çeliku....

Merimangat e politikës

Nga Artur Ajazi Politika në Shqipëri, është tjerrur keqas për mbi 32 vjet në skuta të errëra, aq sa do të duhen edhe 3 dekada...

Kryeministri japonez: Ndalimi i martesave brenda të njëjtit s*ks nuk është diskriminim

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida është kritikuar pasi tha se ndalimi i martesa brenda të njëjtit seks nuk është diskriminim. Javë më parë, ai i...

Nusja dhunon vjehrrit në Shkodër/ Të moshuarit e kallëzojnë në polici

Në Shkodër, policia ka nisur një procedim penal për një shtetase 39-vjeçare. Dyshohet se kjo shtetase ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj. Njoftimi i...

3 gjërat që duhet të bëni nëse keni probleme me kujtesën

Nuk ka rëndësi nëse drejtoni një biznes apo jeni thjesht të punësuar në një kompani, të gjithë kemi kode apo mbajmë shënime për takime...

Lajme të tjera

Web TV