Transport publik falas? Shifrat tregojnë se nuk mund të realizohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me Belind Këlliçin në Bashkinë Tiranë, transporti publik do të jetë për të gjithë falas.”

Por sa real është një premtim i tillë? Sipas të dhënave zyrtare te bashkisë Transporti publik urban në Tiranë  përdoret mesatarisht nga rreth 200,000 persona në ditë   duke pasur një kosto prej 248  milionë lekësh në një muaj.Pra vetëm për të kompensuar biletat që paguajnë qytetarët bashkia duhet të akordojë një fond prej 3 miliardë lekësh në një vit. Ndërkohë që për shpenzime të tjera për transportin publik bashkia e Tiranës parashikon 4.5 miliardë lekë të tjera  në buxhetin e viti 2023.

Në këtë mënyrë nëse ky shërbim do ofrohej falas 7.5 miliardë lekë  ose rreth 26% nga 28.8 miliardë lekë që është buxheti  total i bashkisë do të shpenzohej vetëm për transportin publik. Kostoja do të transferohej më pas  po tek qytetarët e madje  disafish. Edhe pse do te kishin falas bileten 40 lekeshe te urabanit, qytetareve te tiranes do tu mungonin sherbime te tjera cilesoire, pasi  nje pjese te mire e takasve dhe tarifave locale qe ata paguajne per pushtetin vendor,  nuk do te shkonin per mirmbajtjen apo investimet në shkolla e kopshte.

Transporti publik qytetas, rrethqytetas, ndërqytetas në rang vendi numëron rreth 3 mijë e 300 mijë të punësuar, sipas shifrave të publikuara vitin e kaluar nga Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës, me nje flote prej 1 mijë mjetesh. konsumi i karbuantit nga keto mjete shkon deri ne 2 milionë litra në muaj .(169 leke/liter).

Mesatarisht kosto e përllogaritur e pagave të personelit për Tiranën kap vlerën e 13.200.000  lekëve çdo muaj ose 158.400.000 leke ne vit. Nese transporti publik ne Tirane do te ofrohej falas, me shpenzime te mbuluara nga bashkia , atehere minimalisht cdo muaj detyrimet do te ishin prej (13.200.000  paga/muaj + 374.000.000 leke/muaj karburant) 387.200.000 leke ne muaj.

Lexo edhe :  Italiani i apasionuar pas motorëve eksploron Kukësin: Shqipëria vend i jashtëzakonshëm

Që prej vitit 2013 shërbimi i transportit publik urban kryhet nga 11 operatorë privatë të cilët realizojnë shërbimin në 16 linja të ndryshme. Operatorët zotërojnë gjithsej një flotë prej 311 mjetesh ndërkohë që bashkia subvencionion të gjitha kategoritë në nevojë siç janë personat me aftësi të kufizuar, personat me ndihmë ekonomike dhe studentët, duke marrë parasysh të gjitha këto transporti public falas, nuk do të ofronte asnjë ndihmë reale për qytetarët në kushte të vështira ekonomike.

Në këtë mënyrë premtimi i Belind Këllicit duket se është vetëm një tjeter premtim jo real, pas atij të Lulzim Bashës 12 vite me pare për ndërtimin e një tramvaji,  i cili mbeti vecse ne deklaratat elektorale./Abc news

Të fundit

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki,Ndreu: Do pezullojmë lejet për stacione plazhi

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë,...

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë këtij viti. Platforma e shpërndarjes...

Berisha me zë Gazi!

Nga Ylli Pata Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për...

Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore

Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen si një provë për popullaritetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit do...

Publikohet lista me 28 aplikacione që duhen fshirë nga celularët, mund t’ju rrezikojnë

Këto aplikacione kanë qenë në Play Store për më shumë se 9 muaj. Konkretisht, ata kanë qenë në Play Store për 9 muajt e...

Lajme të tjera

Web TV