Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, është arrestuar mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK.
Beleri akuzohet për shit-blerje votash dhe arrestimi i tij është bërë teksa dilte nga një restorant në shëtitoren e Himarës.
Beleri është shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë.
Arrestimi i Belerit vjen disa ditë pasi kryeministrit Rama hodhi akuza se kërkonte të helenizonte Himarën duke e quajtur injorant dhe analfabet.