Arrestimi i Belerit/ Prokuroria e Vlorës: Kemi prova, janë sekuestruar 40 mijë Lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Vlorës ka njoftuar zyrtarisht se ka siguruar prova për arrestimin e Fredi Belerit në Himarë për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Në një deklaratë për mediat, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka bëri të ditur se hetimet nisën pas informacioneve se disa persona ishin përfshirë në shit-blerjet e votave në Himarë për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

FJALA E PLOTË E DREJTUESIT TË PROKURORISË SË VLORËS AUREL ZARKA:

Më datë 08.05.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka regjistruar procedimin penal nr. 489, mbi bazën e referimit të bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Nga aktet e administruara deri më tani në funksion të hetimit për këtë procedim penal, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, informacione në lidhje me disa shtetas të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të shit-blerjes së votës, për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023, në qytetin e Himarës dhe në fshatrat që janë pjesë e bashkisë Himarë, duke iu ofruar qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurues.

Pas regjistrimit të procedimit penal, nga ana e prokurorit është autorizuar kryerja e një sërë veprimesh procedurale në terren, me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, me qëllim konstatimin e faktit penal për të cilin është regjistruar ky procedim penal.

Pas kryerjes së një sërë veprimesh nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në faktet e mbledhura gjatë hetimit dhe në provat e siguruara në dinamikë, me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Matrix”, është bërë në arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Lexo edhe :  Berisha mbetet jashtë PD! Kuvendi rikthen të përjashtuarit, por jo ish-kryeministrin

Dh. B. alias A. B., 51 vjeç, dhe P. K., 44 vjeç, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328, 25 i Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shumë monetare prej 40 000 lekësh të rinj.

Hetimet vazhdojnë.

Të fundit

“Bypass-i” i Radhimës, gati në qershor/ Lehtëson ndjeshëm trafikun në sezonin turistik

Në prag të sezonit turistik ByPass i Radhimës do të hapet për qarkullimin e mjeteve. Ky investim është pjesë e...

“Romeo nuk shkon në finale”/ Gazetari e thotë troç: Heidi është lojtare më e fortë

Ronaldo Sharka, ish-banor i ‘Big Brother VIP Albania’ ka bërë një analizë të lojës së deritanishme. Teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në...

Kujdes! Nesër reshje intensive në të gjithë vendin! Mund të ketë vërshime të lumenjve

Parashikimi nga ekspertët e Instituti i Gjeoshkencave tregon se gjatë ditës së nesërme, datë 17.04.2024 parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët...

Ilir Meta prezanton ekipin e tij në Partinë e Lirisë

Ish-presidenti Ilir Meta, pasi shkarkoi Endrit Braillmarin, nga dy postet që mbante në Partinë e Lirisë, ka prezantuar ekipin e ri të punës. Ditën e...

Tjetërsimi i pronës 7500 metër katrorë, arrestohet ish-kreu i komunës Bërxullë

Policia e Tiranës, ka vendosur në pranga ish-kryekomunarin e Bërxullës, Ymer Marku dhe tre persona të tjerë, për tjetërsimi e një prone 7500 metër...

Lajme të tjera

Web TV