Belind Këlliçi mbyll fushatën në Tiranë: Hyra në garë i bindur në nevojën për ndryshim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka mbyllur sot fushatën elektorale në Tiranë.

Kandidati për Bashkinë e kryqytetit, Belind Këlliçi u shpreh se ishte i vetëdijshëm që gara për Tiranën mund të mos ishte e barabartë, por ishte njëkohësisht i bindur për nevojën për ndryshim.

Ai ka renditur premtimet e tij për punët që do të bëjë në kryeqytet duke nisur nga autobusi falas për qytetin dhe fshatrat e deri tek rindërtimi i Teatrit Kombëtar.

“Kam hyrë në këtë garë i vetëdijshëm që mund të jetë e pabarabarta, por i vetëdijshëm jam për nevojën e ndryshimit në Tiranë dhe forcën e PD, familjes sime politike. Beteja të dielën është një arsye shumë e madhe për të bashkuar votat. Nuk ka të madh e të vogël e të madh në Tiranë që nuk e di se Belind Këlliçi pas 14 majit do e bëjë autobusin falas në qytet e në fshat.

Kur dhashë këtë premtim të mirëmenduar me ekspertët më të mirë të PD gjithkush mendoi si do të bëhej, por kur ka 430 mln euro për inceneratorë fantazmë, nuk dilkan për pensionistët dhe studentët. Paratë nga dheu do i nxjerrë Belind Këlliçi e do e bëjë autobusin falas.

E dini ç’kritikë kam marrë deri tani? Kushton pak më kanë thënë për nënkalimin. Jetojmë në një vend ku rrugët ndërtohen me 24 milionë euro.

Nëse do të kisha thënë 40 mln euro do isha djalë i zgjuar si këto të tjerët. Nuk do lë njësi në Tiranë pa kopshte shkolla e çerdhe, paratë tuaja nuk do i prek e nuk do i vjedh po do i kthej në shërbime për ju.

Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte, ky qytet do i kthehet vlerave, identitetit dhe qytetarëve. Na ndajnë vetëm 48 orë nga largimi i Erion Veliajt nga bashkia e Tiranës.

Lexo edhe :  “E kanë kthyer aktivitetin e parlamentit në p*rno”, Bardhi i përgjigjet Ramës

Karrigia është e përkohshme, fytyra është e përjetshme. Unë fytyrën e kam të përjetshme.

Mesazh për qytetarët që kanë frikë se mos të dielën kontrollohet vota, Belind Këlliçi i përket një gjënerate të lirë, nuk i ndaj punonjësit e administratës të majtë e të djathtë. Por patronazhistët të paketojnë plaçkat se nuk do kenë më punë në bashki pas 14 majit”, tha Këlliçi.

Të fundit

Lufta në Gaza ka mprehur pakënaqësitë popullore egjiptiane

Shikimi i këtij gjenocidi të shpalosur në pragun e tyre ka nxitur shumë egjiptianë në veprim, nga bojkotimi i...

Zbulohen planet për të paraqitur mishin si ‘ushqim të qëndrueshëm’ në Cop28

Dokumentet tregojnë se industria synon të shkojë "me forcë të plotë" duke argumentuar se mishi është i dobishëm për mjedisin në samitin e klimës Nga...

Prishtina tronditet sërish nga një tjetër krim! Dhëndri vret vjehrrin (EMRAT)

Prishtina është tronditur nga një tjetër krim i rëndë mbrëmë. Pas vrasjes së një vajze të re, e cila u gjet në një makinë,...

Ju duhet një prift, jo një federatë

Nga Skënder Minxhozi Duke mbajtur me zor zyrat e tyre, edhe pasi kanë humbur për më shumë se një dekadë, krerët e mëdhenj dhe të...

Ceremonitë/ Dita e çlirimit, politika ende e “pushtuar” nga datat

Në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë janë mbajtur dje disa ceremoni për 79-vjetorin e çlirimit të vendit. Krerët e shtetit, Begaj, Nikolla e Rama,...

Lajme të tjera

Web TV