Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit pritet të mbyllet sot, ndërsa të dielën qytetarët do u drejtohen kutive të votimit.
Sa i përket agjendës Edi Rama ka vendosur të mbajë takimet e fundit në Shkodër dhe Durrës.
Në Shkodër takimi përmbyllës do të mbahet rreth orës 16.30, ndërsa në Durrës në orën 19.00, qytet i cili do të përmbyllë edhe fushatën e selisë rozë. Ndërsa dje fushata e PS-së u mbyll në Tiranë.
Ndërkaq Partua Demokratike e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” në drejtimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës kanë parashikuar takime në kryeqytet, ku të dy forcat e djathta kanë vendosur që fushatën ta përmbyllin në takime me mbështetësit në Tiranë, aty ku pritet të jetë dhe përballje më e fortë të dielën.