Shqipëria arriti të kualifikohet në finalen e Eurovision 2023 me këngën “Duje” të Albina Kelmendit dhe familjes, megjithatë gazeta e madhe amerikane “The Times” nuk ka patur një vlerësim pozitiv për të.
Sipas Times, kënga ishte e ngjashme me Fantazmën e Operas, por në një version jo të mirë të saj.
“Vajtim mistik, kambana kishe, mendoni një interpretim ballkanik i “Fantazmës së Operas” të Andrew Lloyd Webber. Por jo në një mënyrë të mirë”, shkruan The Times.
Times e vlerëson këngën e Shqipërisë me dy nga pesë yje. Megjithatë, në Europë kënga u prit shumë mirë duke arritur të marrë votat maksimale të publikut për t’u kualifikuar në finale.