13 maj 1914/ U lind Xho Ljuis, një nga boksierët më të famshëm të të gjitha kohërave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 13 maj të vitit 1914, lindi pranë qytetit Lafajet të Alabamës Xho Ljuis, një nga boksierët profesionistë më të famshëm të të gjitha kohërave.

Emri i tij i vërtetë ishte Xhosef Ljuis Berrou dhe ai e kaloi fëmijërinë në Detroit të Miçiganit. Në vitin 1937 Louis fitoi titullin e kampionit të botës për peshat e rënda.

Gjatë karrierës së tij si boksier, Xhou Ljuis fitoi 68 ndeshje dhe humbi vetëm në tre prej tyre.

Ndoshta rivalitetin e tij më të madh ai pati me boksierin gjerman Max Sheming, ish-kampion botëror i boksit për vitin 1936 dhe i pari boksier që mundi Joe Louisin. Regjimi nazist i Gjermanisë e konsideroi fitoren e Sheming-ut ndaj afrikano-amerikanit Xho Ljuis si triumf të racës superiore gjermane. Kur zhvilluan një tjetër ndeshje në vitin 1938, Xho Ljuis e mundi Max SHeming-un që në raundin e parë të lojës.

Xho Ljuis e braktisi sportin në vitin 1949, pasi kishte qenë kampion 25 herë me radhë. Ai u rikthye në ring në vitin 1950, për t’u larguar përsëri në vitin 1951, kur Roki Marsiano e nxorri atë jashtë ringut. Xho Ljuis vdiq në vitin 1981. Për nder të boksierit legjendar emri i tij ju dha arenës së qytetit të Detroitit.

Më 13 maj të vitit 1958, nënpresidenti amerikan, Riçard Nikson, dhe gruaja e tij, Pat, mezi mundën të shpëtonin gjatë një demonstrate të fuqishme antiamerikane në Karakas të Venezuelës.

Nënpresidenti amerikan ndodhej atje për një vizitë zyrtare dhe ai po shkonte në një ceremoni për vendosjen e një kurore, kur demonstruesit panë autokolonën e nënpresidentit.

Turma theu xhamat e makinës së nënpresidentit Nikson dhe u përpoq ta tërhiqte atë dhe gruan e tij zvarrë nga makina. Niksonët mundën të largohen me shpejtësi dhe hynë në ambasadën amerikane, ku qëndruan deri sa u nisën të nesërmen me avion, nën mbrojtjen e trupave të policisë venezeluane. Nënpresidenti Nixon u prit me demonstrata edhe në Peru, Uruguaji dhe Kolombi gjatë vizitës së tij 14-ditore në Amerikën Latine.

Lexo edhe :  Policia amerikane, ekzekuton çiftin e kriminelëve Bonnie Parker dhe Clyde Barrow

Kalendari

13 maj 1277 – Mehmeti I i Karamanit mori kontrollin e qytetit të Konjës. Ai e bëri atë pjesë të territoreve të Principatës Karamanide dhe shpalli turqishten si gjuhë zyrtare.

13 maj 1846 – Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shpalli luftë Meksikës duke e justifikuar këtë vendim me bastisjet ndaj patrullave kufitare të saj.

1917 – Tre fëmijë raqortojne shfaqen e Zonjës në Fatima të Portugalisë

13 maj 1920 – Përfundoi Kongresi i Edrenesë. Mbledhur pas vendimit të Bllokut të Antantës, që formohej nga shtetet fituese të Luftës I Botërore, për t’i dhënë Greqisë zonën e Trakisë Lindore, Kongresi i Edrenesë vendosi që Trakia të mos i dorëzohej Greqisë me asnjë kusht.

13 maj 1981 – Papa Gjon Pali II u plagos në Romë gjatë atentatit të kryer nga Mehmet Ali Agca.

13 maJ 2006 – Shpërthen dhuna në San Paolo të Brazilit, qyteti më i madh në Ameriken e Jugut. Gjatw pwrleshjeve mbeten tw vdekur mbi 100 vetë.

Të fundit

Inter mposht Atalantën dhe siguron pjesëmarrjen në Champions në sezonin e ardhshëm

Inter ka siguruar matematikisht kualifikimin në Champions League, pas fitores 3-2 në shtëpi ndaj Atalantës. Skuadra e Inzaghit pozicionohet...

Mbyllet në barazim Strasbourg-PSG, parizienët shpallen kampion të Ligue 1 për herë të 11

PSG fiton për herë të 11-të në histori titullin kampion në Francë. Skuadra pariziene e siguroi matematikisht vendin e parë një javë para fundit...

Tensionet në veri, Sveçla në Leposaviç: Këtu është Republikë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, sot ishte për vizitë në Leposaviç, ku u prit nga kryetari i ri i komunës,...

Ish diplomati amerikan Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes

Ish sekretari amerikan i Shtetit dhe këshilltari presidencial Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes këtë të shtunë, duke kapërcyer për jetëgjatësinë shumë bashkëkohës...

Historike/ Luton Town mposht Coventryn dhe rikthehet në Premier League pas 31 vitesh

Luton Town do të luajë në edicionin e ardhshëm (i 32-ti) në Premier League, pasi mposhti 6-5 në ruletën e penaltive Coventry-n, në finalen...

Lajme të tjera

Web TV