Gazetari i njohur Mentor Hoxha, një urë lidhëse mes Francës dhe Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një karriere të suksesshme si gazetar, redaktor politik dhe shef kulture në disa gazeta të njohura ditore në Shqipëri, Mentor Hoxha u vendos më 15 qershor 2016 në Francë ku jeton edhe sot si qytetar francez.

Ai ka dhënë disa intervista nga Franca për mediat shqiptare, si dhe ka publikuar 100 artikuj, dossierë, studime letrare dhe historike, reportazhe, analiza, komente, cikle me poezi dhe shumë portrete e intervista exluzive me personalitete franceze dhe shqiptare në Francë duke u bërë një urë e fortë lidhëse mes Shqipërisë dhe Francës.

Ai ka publikuar në gazetat ditore “Koha Jonë” dhe “Fjala”, të gjitha ngjarjet kryesore historike, politike, shkencore, kulturore, artistike, letrare dhe sportive që kanë ndodhur në Francë prej vitit 2016 e deri më sot. Ka botuar artikuj mbi zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Francë, për periudhën e pandemisë Covid -19, për djegien e Katedrales së famshme Notre Dame në Paris, për Festën Kombëtare të Francës, për protestat e Jelekverdhëve, për reformën e pensioneve, për 1 Majin dhe për shumë ngjarje të tjera.

Krahas temave mbi aktualitetin në Francë, ai ka botuar edhe 30 artikuj studimorë dhe 25 dosierë për marrëdhëniet shqiptaro-frënge, për ambasadorët e Shqipërisë në Paris dhe ambasadorët e Francës në Tiranë, për kontributin e Francës në Shqipëri dhe Kosovë etj. Ka publikuar dosierë për presidentët francezë Zhak Chirak dhe Charles De Gaulle, për 22 presidentët e Francës, për tre kryeministrat e fundit: Edouard Philippe, Jean Castex (1965), Élisabeth Borne dhe Jean Castec, për nobelistët francezë dhe për shumë figura të tjera të rëndësishme të Francës.

Ka botuar edhe disa artikuj specialë për shqiptarët e dekoruar nga shteti francez, për 50 drejtuesit e Shqipërisë dhe të Kosovës të arsimuar në Francë, për jetën e Mbretëreshës Shqiptare, Geraldine në Francë, për Nënë Terezën, emrin e të cilës e mbajnë shumë shkolla dhe rrugë në Francë, për metrot, sheshet dhe rrugët në Francë me emra shqiptarë etj. etj. Ka publikuar edhe mjaft reportazhe mbreslënëse për Parisin dhe Lyonin, si dhe portrete e intervista exluzive me personalitete shqiptare në Francë, si Edona Berranija, Alketa Çela, Saimir Deda, etj.

Nga 100 artikujt që Mentor Hoxha ka shkruar në Francë për Francën dhe për personalitetet franceze e shqiptare në Francë veçojmë: “Sheshe, rrugë, metro dhe shkolla në Francë me emra shqiptarë” (Speciale, Gazeta “Fjala”, 21/02/2023, f. 1, 1, 9, 10, 11), “Franca, vendi ku u formua elita politike shqiptare: Ja 50 drejtuesit, ministrat, mbretëreshat dhe princat e Shqipërisë dhe Kosovës të arsimuar në Francë” (Dosier, “Fjala”, 27 korrik 2021, f. 1, 9, 10, 11), “Ja kush janë 50 shqiptarët e dekoruar nga Franca” (Speciale, “Koha Jonë”, 17 janar 2021), “Ja kush janë 32 ambasadorët e Francës në Shqipëri nga viti 1922 kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike” (Dosier, “Fjala”, 22/06/2021), “Ja kush janë 25 ambasadorët e Shqipërisë në Francë nga viti 1922” (Dosier, “Koha Jonë”, 5 prill 2021), “25 presidentët Francës nga Louis Napoleon Bonaparte në vitin 1848 te Emmanuel Macron” (Dossier, “Fjala”, 03/05/2022, f. 1, 9, 10, 11), “Nënë Tereza, Shqiptarja më e vlerësuar në Francë. Mbi 100 rrugë, sheshe, shkolla, libra, kisha dhe shoqata mbajnë emrin e saj” (Speciale, “Fjala”,  6 gusht 2022, f. 1, 9-10-11), “Jeta e bukur dhe e dhimbshme e mbretëreshës shqiptare në Francë dhe në librat e autorëve francezë” (Dosier, “Fjala”, 08/03/2022, f. 1, 9, 10, 11 ), “Zhak Shirak, Presidenti më proshqiptar në historinë e Francës. Meriton një shtatore gjigande në Tiranë dhe Prishtinë. Ja 7 arsyet” (Dosier, “Fjala”, 05/04/2022, f. 1, 9, 10, 11), “14 vjetori i pavarësisë së Kosovës dhe roli i Francës” (Dosier, “Fjala”, 01/03/2022, f. 1, 9, 10), “14 Korrik, Festa Kombëtare e Francës. Historia dhe festimet madhështore që do të zhvillohen” (“Fjala”, 13/07/2021, f. 1, 9, 10), “Sot Franca festoi festën kombëtare të saj” (“Koha Jonë”, 14 korrik 2020), “Jeta publike dhe private e kryeministres së re të Francës” (Portret, “Fjala”, 18 maj 2022, f. 1, 7), Jeta publike dhe private e kryeministrit të ri francez” (Profil, “Koha Jonë”, 5 korrik 2020), “Ç’farë u dogj dhe ç’farë shpëtoi nga Notre Dame (Reportazh, Gazeta “55”, 18 prill 2019), “Në Paris, kryeqendrën kulturore dhe historike të Europës” (Reportazh, Gazeta “Nacional”, 1 Janar 2017, f. 1, 23), “Kush është politikani me origjinë shqiptare në panteonin francez” (Portret, “Fjala”, 01/06/2022, f. 1, 13), “Francë-Shqipëri, 99 vite marrëdhënie diplomatike” (studim, “Fjala”, 15 qershor 2021, f. 1, 9-10-11), “Kush është francezja që mori çmimin Nobel në Letërsi” (“Fjala”, 10/10/2022, f. 1, 13), “Elita letrare, kulturore, artistike e shkencore shqiptare e Francës” (“55”, 18 qershor 2018), “Përshtypje nga një ekspozitë figurative në Francë me aromë shqiptare” (“Fjala”, 23/04/2022, f. 1, 12), “Shuhet Prof. Dr. Remzi Përnaska, ndër shqiptarët më të shquar të Francës” (“Koha Jonë”, 6/09/2020), Alketa Çela: “Jam krenare për kulturën franceze dhe shqiptare” (Intervistë exluzive, “Fjala”, 14/06/2022, f. 1, 6-7), “Kryebashkiaku i Lyonit: Dëshiroj të vizitoj Shqipërinë” (“Fjala”, f. 1, 7), “Shqipëria dhe Kosova në agjendën franceze të BE-së” (“Fjala”, f. 1, 6, 7), “Kush është këngëtarja franceze që u shpall e dyta në Eurovizion. Nga kamariere në majën e muzikës franceze dhe evropiane (Portret, “Koha Jonë”, 24 maj 2021), “Franca fut në panteon shkrimtarin luftëtar. Ja kush është ai” (“Koha Jonë”, 16 nëntor 2020), “Ja kush është presidenti francez që flet për origjinën arbëreshe të Napoleon Bonapartit” (“Fjala”, 16 gusht 2022,  f. 1, 9, 10, 11), “Në Lyon, qytetin e dritave dhe kryeqytetin gastronomik të Francës” (Reportazh, Gazeta “Nacional”, 26 korrik 2021), “Justin Godart, lionezi që kontribuoi shumë për çështjen shqiptare” (“Nacional”, 26 korrik, 2021), “Viti i “De Gol” mbyllet pa audiencë për shkak të Covid -19” (“Koha Jonë”, 16 nëntor 2020), “Valéria Pécresse. Kush është gruaja e parë republikane kandidate në garën presidenciale në Francë” (Profil, “Fjala”, 14/12/2021, f. 1, 9-10), “Mbresa nga një udhëtim profesional në Francë” (“Fjala”, 01/09/2021, f. 13), “Mes bukurive të Parisit dhe Lionit të Francës” (Reportazh, Gazeta “Bulqiza”, shtator-tetor 2016, f. 1, 8), “Shqipëria me sytë e një francezeje” (Portret dhe intervistë me Amandine Ladrille (“Fjala”, 25/08/2021, f. 1, 7), “Saimir Deda, suksesi i një shqiptari në Francë” (“Fjala”, f. 1, 7), “Klement Sina, mjeshtër i qeramikës dhe i penelit” (Fjala, 19/03/2022, f. 1, 13), Ismail Kadare: Ja si Vandush Vinçani e futi në shtyp librin tim në frëngjisht “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (“Koha Jonë”, 25/01/ 2021), “Krijohet në Paris Këshilli Shqiptar i Paqes” (“Fjala”, 27/05/202, f. 1, 13), “Nuset e famshme shqiptare të Francës (Speciale, “Fjala”, 05/10/2021, f. 1, 6, 7), “Dhëndurët e famshëm shqiptarë të Francës” (Fjala, 18/10/2021, f, 1, 6, 7), “Fatima, francezja e dashuruar me Shqipërinë” (“Nacional”, 31 mars 2019, f. 20), Edona Berranija: “Ja pse e lashë Shqipërinë për Francën” (Intervistë exluzive, “Fjala”, 27/10/2022), E madhe bota e femrës (Cikël me poezi, Gazeta “55”, 7 gusht 2022), U shua shpresa në vendin tim (Cikël poetik, “55”, 26 dhjetor 2016, f. 11-12), “Sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Francë, ja kush janë 12 kandidatët dhe favoriti” (Fjala, 10/04/2022), “Franca rihapet të hënën, më 30 qershor lamtumirë shtetrrethim” (Koha Jonë, 2 maj , 2021), “Ja ç’farë shkruajnë mediat franceze për zgjedhjet e nesërme në Shqipëri (“Koha Jonë”, 24 prill 2021), “Kamala Harris, zv/presidentja e re e SHBA-së që ribëri historinë amerikane” (Koha Jonë, 21/01/2021), Mediat franceze për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani (“Koha Jonë”, 7 prill 2021), Mediat franceze për zgjedhjet në Kosovë (“Koha Jonë”, 15/02/ 2021), Presidenti i Francës dënon dhunën në kapitol dhe mbron demokracinë amerikane” (Koha Jonë, 7 janar 2021), Macron: Pranvera 2021 do të jetë fillimi i një rilindjeje franceze dhe evropiane (“Koha Jonë”, 4 janar 2021), “E gjithë Franca në protestë, 46 të arrestuar dhe 37 policë të plagosur” (“Koha Jonë”, 29/11/2020),  Macron: “Të rishikohet Shengeni”. Sa rrezikohen qytetarët shqiptarë? (Koha Jonë, 6/11/2020), “Sulmi i sotëm terrorist, Franca shton masat e sigurisë” (“Koha Jonë”, 29 tetor 2020), “PSG-Bayern, blindon Parisin me 3000 policë” (Koha Jonë, 23 gusht 2020), “Tronditet Franca, Katedralet e famshme të saj pushtohen nga zjarri” (Koha Jonë, 19 korrik 2020), “Sot Franca me tjetër pamje. U hapen bar-restorantet, plazhet, parqet dhe shkollat, por jo aktivitetet e mëdha sportive” (“Koha Jonë”, 2 qershor 2020), Teatri Kombëtar shqiptar dhe Notre Dame e Parisit” (“Koha Jonë”, 17 maj 2020), Franca rihapet më 11 maj, ja projekti i qeverisë i paraqitur sot në Asamblenë Kombëtare” (“Koha Jonë”, 28 prill 2020), Letër nënës nga shumë larg (cikël poetik, Gazeta “Rruga e Arbërit”, 31/07/2017), “67 milionë francezë në izolim dhe një paralele mes Shqipërisë dhe Francës” (18 mars 2020), Liria e shtypit në Shqipëri për vitin 2016 (“Koha Jonë”, 06/03/2017), “Të eksplorosh jetën kulturore të një kombi” (Intervistë për gazetën letrare “Nacional”, 18-24 Gusht 2019, f. 1, 21), Udhëtimi im/ Mentor Hoxha: Me punë dhe besim tek vetja çdo ëndërr dhe dëshirë bëhet realitet” (Intervistë, https://www.thealbanian.co.uk/ 04/05/2019), etj.

Lexo edhe :  Vlasov Sulaj, talenti i një fotografi

Përveç këtyre artikujve nga Franca, Mentor Hoxha ka përgatitur dhe dërguar për botim edhe Enciklopedinë voluminoze me titull “Personalitetet shqiptare të Francës” ku përfshihen mbi 400 persona që janë arsimuar në Francë, që janë dekoruar nga presidentët francezë dhe ata që kanë jetuar dhe jetojnë në tokën franke.

Mentor Hoxha ka lindur në fshatin Blliçe, Dibër. Nga viti 1997 e deri më 15 qershor 2016 kur u vendos në Francë banoi në Tiranë. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës (1991-1995) ku mori titullin “Mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe për shkollat e mesme”.

Në vitet 2013-2015 kreu me notë 9.1 një Master Shkencor për “Studime Letrare” në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Diplomën e mbrojti me mikrotezën me temë “Figura e femrës në letërsinë shqipe” (Stërmilli-Kokalari-Migjeni-Koliqi) me udhëheqës shkencor akademikun e shquar, Prof. Dr. Shaban Sinani (Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë).

Ka kryer edhe disa trajnime në Angli dhe Francë. Ka punuar për 4 vjet mësues në shkollë të mesme për lëndët “Gjuhë” dhe “Letërsi”, mësues e nëndrejtor në shkollën jopublike “Sarina 2002” në Tiranë dhe gazetar, redaktor dhe shef kulture te gazeta ditore “SOT” dhe “Telegraf” ku botoi qindra artikuj dhe intervista exluzive me personazhe VIP në Shqipëri. Për 10 vite ka qenë kryeredaktor te revista mujore “Vajza e Ditës” (2005-2016) dhe për një vit aksioner dhe anëtar i Këshillit botues në gazetën “Rruga e Arbërit” (2013-2014). Nga viti 2022 është kryeredaktor te revista mujore “Shëndeti Ynë”, botim  i Shtëpisë Botuese Linddita AE me drejtor Avni Elezin.

Ka botuar 12 libra me poezi, studime letrare e historike, reportazhe dhe intervista exluzive me figurat më të rëndësishme politike, akademike, artistike, kulturore, letrare, mediatike e sportive shqiptare nga viti ‘90 e në vijim. Veçohen librat: “Figura e femrës në letërsinë shqipe: Stërmilli-Kokalari-Migjeni-Koliqi (studim letrar, 2015), “Blliçja, Çidhna dhe Dibra në historiografinë shqiptare dhe botërore (monografi historike, 2015), “Albanian Eurovizion” (histori dhe intervista exluzive me përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurosong, 2011), “Lirika nga Europa” (2010), “Shënime nga Europa” (2010), “Sekretet e VIP-ave” (2005, 2011, portrete dhe intervista me presidentë, kryeministra, kryeparlamentarë, ministra, deputetë, ambasadorë, akademikë, shkrimtarë, gazetarë, moderatorë, misse, artistë, sportistë etj.), “Shpërthimet e zemrës” (Poezi, 2004) dhe “Sekretet e Miss­-eve” (intervista exluzive me kryebukuroshet shqiptare, 1998). Për librat e tij janë publikuar mbi 100 artikuj në mediat shqiptare. Suksesin më të madh e ka në gjininë e intervistave. Ka spikatur edhe në gjininë e portretit dhe të profilit. Ka fituar disa çmime letrare.

Është redaktor, reçensues dhe korrektor letrar në mbi 50 libra, anëtar i “Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ, nga viti 1995), i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë” dhe i “Unionit të Gazetarëve Shqiptarë”. I përfshirë në librat: “Gazetarë dhe Publicistë Shqiptarë” (2005), “Enciklopedia e Dibrës” (2006), “Një shekull poezi dibrane” (2009), “Historia e Arsimit shqip në Dibër” (2011), “Antologjia e poezisë dibrane” (2003), “Pena e Dibrës” (shtator 2014) dhe “Na bashkoi poezia”.

 

 

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV