Votimi manual/ Fevziu: Nuk është normale, s’duhet të kishte ndodhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me problemet për identifikimin biometrik të votuesve, gazetari Blendi Fevziu shprehet se nuk duhet të kishte ndodhur.

Në një lidhje direkte për Klan News, gazetari Fevziu thotë se do të ishte skandaloze që një pjesë të votojë në mënyrë manuale dhe një pjesë tjetër elektronikisht.

Anjola Hamzaj: Pati një koment Berisha përsa i përket problemit që u shfaq sot në mëngjes me pajisjet elektronike. Ai tha që janë hakerat e qeverisë të cilët kanë bllokuar sistemin për qëllimet që Berisha thotë, për të bllokuar këtë proces zgjedhor. Si e komentoni?

Blendi Fevziu: Unë nuk i di nëse kanë qenë hakerat e qeverisë, iranianë apo paftësi, problemi është që sistemi duhet të kishte qenë efikas, në kohë për qytetarët.

E rëndësishme është që rezultati për këto 3 bashki të jepet brenda afatit, diku rreth orës 20:00-20:30 se do të ishte skandaloze që një pjesë të votojë në mënyrë elektronike dhe një pjesë në mënyrë manuale. Unë as nuk e kam investiguar dhe as nuk kam hyrë në sistemin e brendshëm të KQZ-së që të them se nga vjen problemi.

Kam vënë re që ka probleme me identifikimin biometrik të votuesve që po ashtu është një problem që është denoncuar në Durrës 3 ditë më parë nga Oerd Bylykbashi dhe kërkonte më shumë vëmendje dhe përkushtim që të mos hasen probleme të tilla.

Anjola Hamzaj: Në shumë bashki, votimi është bërë manual dhe ka sjellë shumë vonesa.

Blendi Fevziu: Kjo nuk është një gjë normale dhe nuk duhet të kishte ndodhur.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV