Zgjedhjet lokale/ Rama thirrje qytetarëve: Rikthehuni që të shprehni vullnetin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama së bashku me gruan e tij, Lindën, i janë drejtuar qendrës së votimit në Surrel, ku votimi nisi me vonesë për shkak të prishjes së pajisjes PEI.

Rama ka pasur një bisedë të shkurtër me deputetin socialist Xhemal Qefalia, i cili mbulon edhe zonën e Dajtit.

Rama iu bëri thirrje qytetarëve që janë ndeshur me problematika, si pasojë e mosfunksionimit të pajisjeve PEI, të që rikthehen edhe njëherë në qendrat e votimit.

‘’Janë thënë të gjitha ato që ishin për të thënë, shpresoj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në votimin e qytetarëve, që kanë shkuar që në fillim, në ato zona ku nuk punuan aparaturat. Të gjithë ata që janë dekurajuar të rikthehen, në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë’, tha Rama gjatë fjalës së tij, ndërsa refuzoi që ti përgjigjej pyetjes për deklaratat e Berishës, se sistemin e KQZ e kanë dëmtuar hakerat e qeverisë.

“Unë do ti përgjigjem kësaj…”, tha me humor Rama.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV