Edi Rama fiton mandat të ri në mes të mandatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Kjo ndodhi, realisht, në krye të kurorës së zgjedhjeve që sapo lamë pas është kjo: Edi Rama u miratua edhe për një mandat të ri në mes të mandatit të tij qeverisës.

Gjithë Shqipëria e votoi në datë 14 maj; shumë më fuqishëm se në vitin 2021 kur mori mandatin 4 vjeçar për të qeverisur vendin. Përmes një ‘intuite’ ndërkontinentale, votuesit shqiptarë iu afruan ligjit unik të Shteteve të Bashkuara ku Etërit e Kombit kishin përcaktuar që ‘të martën pas së hënës së parë të nëntorit, të mbahen zgjedhjet në mes të mandatit’. Intuita pro- amerikane u zgjua kësaj here, jo vetëm për ‘midterm’, por në gjithë orientimin perëndimor të votuesve.

Zgjimi i intuitës së guximshme u ndodh njerëzve kur ndodhen përballë ndonjë rreziku; kësaj here u ndodhën përballë rrezikut anti- perëndimor që mbartte mbi vete koalicioni Berisha- Meta.

Në mbarë vendin u ngulit përfundimisht aspirata pro- perëndimore ‘Përpara, jo mbrapa, vetëm përpara!’.
Bota jonë shqiptare u nda përfundimisht nga ‘ekipi i së keqes’ që bënë rrënim 3 dekada.

Pro- perëndimizmi është kolona e parë ku u mbështet besimi ndaj Edi Ramës për një mandat tjetër duke nisur që nga 14 maji.

Shqipëria nuk pranon të ndahet me mure nga orientimi drejt Perëndimit, kjo duhej provuar edhe kësaj here. Vota për Edi Ramën e rrënoi përfundimisht ‘murin’ fatzi për kombin.

Votuesit e vendit dhanë besim dhe morën besim nga Edi Rama. Qytetaria shqiptare manifestoi dashuri dhe kujdes për vete, për jetën , për fëmijën dhe familjen.

Pala tjetër paraqiti portretin ‘ufo’ të njeriut; të një njeriu që nuk ka jetë, nuk ka familje, nuk ka ekonomi as shije, nuk ka punë tjetër veç ‘Patisë’.

Lexo edhe :  Kush ishte Sali Berisha më 19 maj 2021?

Parulla për të ndjekur ‘Ufon’, jo jetën e gjallë, fshihte politikën tinzare për të mbledhur ‘njerëz të sakrificës’ që të mbrojnë korrupsionin e Berishës e Metës- dy ish presidentë që i shkaktuan dëme jetës së njeriut.

Shqipëria qëndroi me garancinë se votoi për një model të luftës kundër korrupsionit dhe mashtrimit.
Në 14 maj gjithë Shqipëria votoi për veprën e qeverisë Rama. Shqipëria ‘është bërë’- siç mund të shkruanin Rilindësit e Kombit.

Është nga më të bukurat mes shoqeve të kontinentit, është më mrekullisht e jetueshme, është më e ëmbla ‘baltë’ se sa mjalta. Shikoni çfarë ndodhi: Populli shqiptar nuk i dëgjoi e nuk i përfilli tribunat dhe ekranet që ‘vajtojnë’ për të keqen e Shqipërisë dhe për ‘shqiptarët, këta njerëz budallenj që nuk bëhen’. Kështu thërrasin apologjetët e së shkuarës.
Shqipëria renditet mes të barabartëve diplomatikisht dhe politikisht, që nga superfuqitë deri te fqinjët.

Këtu nuk ka më luftë, as frikë, as dhunë, as harresë për të dobëtin, as frëngji për të vrarë fqinjin dhe kundërshtarin.

Këtu nuk ka më tribu politikë. Këtu kryeministri është hamalli më i madh i punëve, pastaj vijnë të tjerë.

Në 14 Maj rinisi një mandat i ri për Edi Ramën në krye të qeverisjes së vendit. Në mënyrë alegorike, sikur të flasim, zgjedhjet e tjera parlamentare duhet të mbahen jo në vitin 2025, por katër vjet pas 14 majit 2023.

Është mirë kur njerëzit ndihen mirë e të mbushur në zemër dhe votojnë për të mirën e vet. Është mirë edhe kur pranojmë të vërtetën: Se Edi Rama fitoi për të mirën e vendit.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV