“Fiket alarmi” tek Juventus por Paul Pogba humbet pjesën tjetër të sesonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthimi i Paul Pogba te Juventusi nuk ka qenë aspak ashtu siç pritej, të paktën në këtë sezon të parë, me yllin francez që ka kaluar më së shumti kohën në infermieri.

Së fundi Pogba u rikthye titullar në ndeshjen ndaj Cremoneses, por qëndroi në fushë vetëm 24 minuta, pasi një tërheqje muskulore e detyroi të lërë fushën mes lotësh.

Mesfushori francez ka kryer ekzaminimet mjekësore paraditen e të hënës, nga të cilat është evidentuar një tërheqje e gradës së ulët, duke ulur alarmin.

Megjithatë është e sigurt që Pogba e ka mbyllur sezonin e tij me Juventusin, pasi në rastin më të mirë, do t’i duheshin rreth 20 ditë për t’u rikuperuar.

Tani mesfushori pritet të nisë pushimet, për t’u rikthyer në korrik, me shpresën që këtë herë nuk do ta ndjekë pas fati i keq i dëmtimeve të njëpasnjëshme.

Të fundit

“Drejtësia vonon por nuk harron”, Salianji letër- përgjigje nga qelia 6

Ish-deputeti Ervin Salianji, i cili ndodhet në burg për çështjen e “Babales”, ka bërë një deklaratë të re nga...

Gazetari i drejtohet Berishës: Hetoni vjedhjen brenda shtëpisë para se të përballeni me…

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar përmes një statusi në rrjetet sociale, atë që ai e konsideron si farsën që po zhvillohet në zgjedhjet e...

Shakaja e papritur e Biden për zjarret në Los Anxheles, ja reagimi epik i Kamala Harris

Presidenti Joe Biden po bëhet viral pasi bëri shaka gjatë trajtimit të një çështjeje shumë serioze, zjarret në Los Anxhelos dhe njerëzit po kanë...

Njihuni me vjehërrit më të mirë të zodiakut

Ujori Ujori është një person i qetë dhe i ftohtë. Ai nuk ka asnjë problem me ndonjë diversitet. Nëse burri apo gruaja që zgjidhni është...

Rama publikon shifrat zyrtare: Ja sa vizitorë të huaj hynë në Shqipëri më 2024

Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat zyrtare të vizitorëve të huaj gjatë vitit 2024. Rama shprehet se 11.7 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar vendin...

Lajme të tjera

Web TV