Fitoi zgjedhjet nga qelia/Celibashi: Beleri kandidat i mandatuar për të drejtuar bashkinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi ka folur për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Belerin.

Ky i fundit fitoi zgjedhjet në këtë bashki një ditë pas arrestimit me akuzën për blerje vote.

Celibashi u shpreh se Beleri është kandidat fitues, i mandatuar nga zgjedhësit për të drejtuar këtë bashki.

Ai shtoi se situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.

“Ai është kandidat fitues. Nëse nuk do ketë kontestime dhe do të konfirmohet ky rezultat deri tani ai konsiderohet i mandatuar për të drejtuar bashkinë.

Situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor. Më tej do të flasim nëse do të ketë zhvillime të reja”, deklaroi ai.

Të fundit

Lazarati nuk harron/ Fshati “rebel” ndëshkon sërish PS-në, 88% e zgjedhësve votuan për PD

Ndërkohë që shumë pak kuti na ndajnë një rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, me rreth vetëm 5 përqind të kutive...

Përplasje mes vëzhguesve në një KZAZ në Tiranë, ndërhyn policia!

Më datë 12.05.2025, rreth orës 20:15, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit (përfaqësues të...

Gropa gjigande elektorale e PD-An+LSI nuk u mbush dot nga partitë e vogla…

Eduard Zaloshnja Në zgjedhjet e vitit 2021, PD-An mori 622187 vota të vlefshme dhe LSI mori 107538. Gjithsej të dyja morën rreth 730 mijë vota të...

Rama shkon në selinë e PS/ Pritet të mbajë fjalimin e fitores

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste të martën paradite. Në hyrje të selisë është takuar përzemërsisht nga një grua e moshuar...

Nis procesi i numërimit të votave për kandidatët! Hapen kutitë e para në qarkun Korçë

Ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët në mbarë vendin. Kështu, janë hapur kutitë e para për qarkun Korçë. Në Korçë janë hapur...

Lajme të tjera

Web TV