Socialistët nuk ndalen, rrëmbejnë dhe Elbasanin me diferencë të thellë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Elbasan është shpallur fitues kandidati i Partisë Socialiste Gledian Llatja me afërsisht 56% të votave kundrejt 44% të votave që mori rivali i tij politik Luciano Boçi.

Procesi i numërimit në këtë qark ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit dhe ka qenë i qetë. Një diferencë e thellë në rezultate vihet re dhe në këshillin bashkiak, ku mazhoranca ka marrë 28 mandate, “Bashkë Fitojmë” 13 mandate, PD e Alibeajt 7 mandate, PDIU 1 mandat.

Ka përfunduar procesi i numërimit dhe në Librazhd, Mariglen Visha i PS ka arritur të grumbullojë 10363  vota ose 74.4%, ndërkohë që kandidati i koalicionit opozitar ka marrë 25.6% të totalit të votave.

Në Cërrik  ka siguruar fitoren Andi Salla i Partisë Socialiste. Në Gramsh raporton gazetari, ka marrë shumicën e votave Besim Ajazi i mazhorancës e po ashtu fitorja e socialistëve është siguruar edhe  në Përrenjas. Në Belsh, deri më tani në avantazh është kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Në të gjitha bashkitë, procesi i numërimit ka qenë i qetë. Në bashkinë e Librazhdit procesi ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit, aktualisht komisionerët po bëjnë pushim dhe numërimi do rifillojë në orën 10”, raportoi Salliu

Të fundit

Çfarë përmban propozimi i Sekretarit të NATO-s për ndihmën ushtarake Ukrainës?

Ministrat e jashtëm të NATO-s të premten do të diskutojnë për një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, të...

Nisin fluturimet direkte nga Tirana në Kopenhagë

Qytetarët shqiptarë nga sot mund të fluturojnë direkt drejt kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagës. Fluturimi i parë direkt është pritur me një ceremoni të veçantë...

Soko: Ja sa duhet të llogaritet minimumi jetik për një familje me 4 persona

Eksperti i ekonomisë Pano Soko nga Nisma Thurje, duke folur për minimumin jetik, tha në emisionin “Open” në News24, se të jetosh në minimumin...

Miqësoret dhe më pas Europiani, kombëtarja stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”, për të parë kështu situatën e tyre në këtë fund muaji....

Lajme të tjera

Web TV