Viktor Vangjeli, komisari më jetëgjatë në Regjiment

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

15 Maj, data e krijimit te regjimentit te pare te aviacionit ne Shqiperi, regjimentit te ish Q. Stalin.

 Nga Vladimir Duraj

Më 15 maj të 1955-ës, 1 ditë pas krijimit të ish Traktatit të Varshavës, në ish qytetin ‘Stalin’ merr jetë i pari Regjiment Aviacioni në vendin tonë, emërtuar ‘Regjimenti 23 Peza i Aviacionit Gjuajtës Bombardues’. Për të arritur në këtë stad u deshën 10 vjet punë e përpjekje, përfshirë dërgimin e studentëve në ish RSF të Jugosllavisë dhe ish Bashkimin Sovjetik për t’u përgatitur si pilotë, teknikë dhe specialistë aviacioni.

Ditën e krijimit të tij ky Regjiment kishte në përbërje 22 avionë luftarak Mig-15 BIS dhe 4 avionë luftarako – mësimorë UTI – Mig15. Komandant i Regjimentit u emērua kolonel Niko Hoxha, dëshmor i atdheut, Pilot i klasit të parë që më pas dhe deri në ditët e sotme do të konsiderohej si babai i aviacionit luftarak shqiptar. Regjimenti i Aviacionit në ish qytetin Stalin nën komandën e Niko Hoxhës do të shndërrohej nē fidanishte ku lindnin e rriteshin Pilotë, aty do pagëzoheshin si fluturues emrat më të njohur të kësaj arme, duke filluar nga i madhi Niko e për të vijuar me yje të tjerë si Edip Ohri, Fari Bubsi, Babaçe Faiku, Azbi Serani, Bardhyl Taçi, Qirjako Dhima, Vasil Andoni, Sokrat Prifti, Harilla Rebi, Viktor Vangjeli etj.

Po e ndërpres te Viktori listimin e pilotëve yje të Regjimentit në ish Q.Stalin sepse është pikërisht ky sebepi i këtij shkrimi, por edhe sepse, siç e kam thënë diku tjetër, diferenca mes pilotëve yje dhe atyre më pak yje, është një fije peri e si rrjedhojë do duhej të përmendeshin të gjithë dhe në këtë rast, lista e mësipërme nuk do të kishte mbarim.

Mund të shkruash për dikë edhe kur nuk ke pasur të bësh me të, kur nuk të ka lidhur puna e nuk ke pasur as kontakt fizik, mund të shkruash bazuar në opinionin shoqëror për te dhe perceptimin mbi atë çfarë pamja e tij rrezaton. Është ndryshe të shkruash për dikë që e njeh vet, ke punuar apo ke qënë pjesë e një shoqërie të përbashkët dhe i njeh rrënjë e dhëmballë, i prek me dorë të mira e të liga. Te këta të dytët hyn edhe Viktor Vangjeli, njeriu me të vetmen të metë, atë të qënies më i mirë se sa duhet. Viktori hyn te të gjithëpranuarit si njeri i mirë, nuk ka aviacionistë dhe jo të tillë që ka konsumuar të paktën një “mirmëngjes” me të, të mos verë dorën në zjarr për mirêsinë te ai. Viktorin e vlerësojnë të gjithë, them më sipër dhe këtu kam parasysh edhe njerëz potent që fjala u peshon dhe qëndrojnë në të njëjtën lartësi steke me të. Ja ç’thotë Hamza Koçi, fluturuesi ekselent dhe njeriu fisnik, për Viktor Vangjelin ;

“Viktor Vangjelin e njoh që nga 1960-ta në Krasnodar të ish Bashkimit Sovjetk, ku me një grup studentësh përgatiteshin për shturman bombarduesish ( shturman quhet ai që përgatit llogarinë e koordinatave të fluturimit dhe ia jep pilotit) Qysh në kontaktin e parë me Viktorin vura re se ai posedonte një edukatë shoqërore të spikatur. I vëmendshëm në shoqëri, i aftë në përgatitjen teknikoprofesionale, i kujdesshem, i qetë, i matur në trajtimin dhe gjykimin e çdo problemi shoqëror dhe familjar në çdo detyrë funksionale . Nga Viktori çdo kuadër dhe njeri ka çfarë të mësojë.”

Viktor Vangjeli u lind më 7 Mars të vitit 1940 në Qafzez të Kolonjës. Të bëjnë përshtypje këto të dhëna që koinçidojnë me fakte sinjifikative, 7 Marsi – Dita e Mësuesit dhe Kolonja – vendi i patriotëve të mëdhenj dhe njerëzve të shquar, njerëzve Vlera. E pra, edhe Viktori ishte Mësues, është Mësues e do të jetë i tillë edhe për shumë kohë sepse prej tij difuzohet veç dituri, urtësi, mirësi. Dhe kjo, edhe sepse është nga Kolonja e Papa Kristo Negovanit, Petro Nini Luarasit, Sali Butkës, Faik Konicës etj. Viktori u lind në një familje patriotike dhe atdhetare, i paisur në gen me më të mirat vlera e virtyte njerëzore. U rrit si të gjithë fëmijēt e atyre viteve, u burrërua para kohe.

Me një pamje simpatike dhe fizik atleti, në 23 Gusht të vitit 1959, Viktori në grup me 11 djemë të tjerë nisen nga Vlora drejt ish BS dhe pikërisht në qytetin Shandrisk të Siberisë për të studjuar në degën Shturnan Fluturues në Aviacionin Bombardues. Në Maj të 1960-ës Viktori shkon në Krasnodar, në jug të Rostovit ku, deri në Shtator 1961, kyen programin teorik dhe fluturimet në avionin LI – 2.

Në 14 Shtator 1961, si pasojë e prishjes së marrdhënieve shtetërore shqiptaro – sovjetike, Viktori dhe shokët e tij kfhehen në atdhe, për të shkuar në Kinë, në Nëntor 1961 e ku vijuan përgatitjen për pilotë. Në Korrik 1963 diplomohet Pilot Gjuajtës Bombardues me avionin MIG-15 BIS dhe në Tetor kthehet në atdhe.

Në Nëntor 1963 fillon si Pilot në ish “Regjimentin 23 Peza” të ish qytetit “Stalin”, ku emërohet komandant ekuipazhi në Skuadriljen e parë me komandant Bardhyl Taçin, zv/komandant Qirjako Dhimën dhe komandant katërshe Bardhosh Hasanin. Në Janar 1967 emërohet komandant katërshe dhe merr klasin e dytë për Pilot, klasi më i lartë në vendin tonë mbas vrasjes së Niko Hoxhës. Në vitin 1969 emërohet Shturman Regjimenti dhe qëndroi në këtë detyrë deri në Shtator 1974, kohë kur shkoj në Akademinë Ushtarake për studime. Pas zbulimit dhe dënimit të të ashtuquajturit Grupi Puçist në Ushtri, Akademia u mbyll dhe një vit më pas, në 1975-ën, Viktori shkoj në Shkollën e Partisë me shkëputje nga puna, por me të drejtën e 1 fluturimi në 2 muaj. Vlen të përmendim këtu se këtë shkollë, ashtu si gjithçka tjetër, Viktori e përfundon me rezultate të shkëlqyera në vitin 1977.

Lexo edhe :  Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Në Shkurt të 1979-ës Viktori emërohet Komisar Regjimenti, për të qëndruar në këtë detyrë deri në vitin 1991, në moshën 50 – vjeçare dhe ku i duhej të ndërpriste fluturimin. Viktor Vangjeli qëndroi 12 vjet si Komisar Regjimenti, më shumë se kushdo tjetër në ish Regjimentin e ish qytetit “Stalin” e më gjërë, në Regjimente të tjera të Aviacionit.

Të shkruash për Komisarin e Ajrit, pilotin, instruktorin e talentuar, Viktor Vangjeli, thotë Zaim Kuçi – ish Pilot, ish Shef Shtabi i Bazës Ajrore Kuçovë dhe ish këshilltar i Presidentit të Republikës, është emocion, ndjehesh i vlerësuar por dhe me një merak : “- A do mundesh ti thuash të gjitha vlerat që e karaktirizojnë këtë ushtarak drejtues dhe pilot model në Forcat e Armatosura ?”

Dhe më tej, Zaimi vijon :

“Me Komisar Viktorin punuam goxha vite, një shembull shumë dimensional, përtej profesionit, e mora me vehte si model i ndershmërisë, i kujdesshëm, të fuste në punë me sjelljen e tij të veçantë, me atë qetsinë e fjalës që ngjiste shumë tek ne të rinjtë në atë kohë. Kur mora detyrën e Shefit të Shtabit të Bazës së Kuçovës, kafen e punës këshilluese e mora me Komandat Viktorin, mbeta një student i tij. Kudo ku shkova, modeli i punës drejtuese për mua ishte Profesori im i Ajrit, Komisar Viktor Vangjeli. Ai është i veçantë !”

E mirëkuptoj Zaimin emërmirë, ashtu sikurse mirëkuptoj edhe Hamza fisnikun më sipër, i mirëkuptoj për çfarë thonë për Viktorin. Mirëkuptoj këta dhe shumë të tjerë në superlativat që përdorin sepse njëlloj me ta mendoj edhe unë për Viktorin, për të cilin nuk do të mjaftonin km letër e tonelata bojë për ta përshkruar. Kur unë fillova punë në Regjiment, Viktorin e gjeta Shturman Regjinenti. Nuk di pse më dukej i veçantë nga të tjerët, më i bukur, më king se kingat e tjerë, më i afruar, më shoqëror, më i dashur. Unë kisha një veçanti nga civilët e tjerë në Regjiment se përveç teknik radiosh në Ofiçinë, isha edhe teknik televizorësh, diplomuar në Politeknikumin “7 Nëntori”. Regjimenti kishte një taborr me televizorë, në çdo pikë e “skut”, kudo ku kishte qoftë edhe 1 ushtar, do kishte edhe 1 televizor. Më rastisi që në një a dy raste, kur Viktori ishte Shturman Regjimenti, të më kërkonte t’i rregulloja televizorët e difektuar. Ishte një e kërkuar e ëmbël, një komunikim i ngrohtë, vëllazëror që nuk të linte asnjë shteg për të refuzuar. Dhe unë, që e njihja që atje tej mirësinë dhe fisnikërinë te njeriu, jo vetëm që nuk refuzoja, por përkundrazi, thosha me vete : “- Kur do më kërkojë përsëri për riparim televizori ky njeri i mirë ?”

Te Viktori vlerat ishin të skalitura me daltë ari, ishin në gen dhe nuk ndryshonin në varësi të rrethanave apo “kushteve atmosferike”. Viktori ishte i njëjti, si puntor edhe “drejtor”, Ai sillej njëlloj si me puntorin edhe me “drejtorin”. Ishin pikërisht këto karakteristika të veçanta qê e veçojnë Viktorin nga shumë të tjerë, që e bëjnë atë të nderuar e rrespektuar nga të gjithë, po të gjithë fare fare. Nuk mund të mos e përmend faktin që Viktori vinte përsëri me mua mbasditeve për të rregulluar televizorët e repartit. Në rastin e parë të kësaj natyre, dmth të kërkesës për riparim televizori kur Ai ishte Komisar Regjimenti, i them :

“- Mirë kur ishe pilot i “thjeshtë” vije me mua, por edhe tani qe je Komisar Regjimenti do vish ? Mjafton të thuash një fjalë, të japësh një urdhër dhe gjithçka zgjidhet. Nuk është nevoja të mundohesh vet.”

Më hodhi një vështrim plot dashamirësi dhe duke më hedhur dorën në sup, më thotë :

“- E ke gabim, Ladi! Ti nuk e ke për detyrë riparimin e televizorëve të repartit e megjithatë vjen jashtë orarit të punës dhe kryen këtë vetdetyrë humane. Ne si komandë e çmojmë dhe të jemi mirënjohës për këtë që bën dhe shoqërimi që unë të bëj ty është më e pakta që mund të bëj.”

Madhështinë e Viktor Vangjelit, legjendës së gjallë të Aviacionit Ushtarak Shqiptar, po e “pikturoj” më së fundmi me penelin e të famshmit letrar aviacionist, të mrekullueshmit Niazi Nelaj :

Për Viktor Vangjelin kam mendim tejet pozitiv. E kam njohur në detaje, në Kinë ku njerëzit, në vështiresite e jetës njihen më mirë. Pas mbarimit të shkollës, Viktori shkëlqeu në atë regjiment dhe u bë njëshi. Për këto vlera u përzgjodh anëtar i Komitetit të Partisë të Aviacionit. E kisha krah të djathtë, krahas Bardhyl Taçit, Gezdar Veipit, Tajar Ramadanit, Stefan Sallakaut, Servet Muratit etj. Viktori është madhështor së brendshmi i, Ai ka një shpirt bujar, pa kufi. Për mua mbetet mësim me vlerë sjellja e tij e mëndafshtë dhe dashamirësia pa kufi për njerëzit. Nuk e kam dëgjuar të flasi keq për njerëzit, qofshin ata dhe kundërshtarë të tij.”

Viktor Vangjeli është sot një qytetar model i Kuçovës fisnike, Ai është bashkëshort ideal dhe baba i mrekullueshëm.

Zoti e ka bekuar Viktorin me një bashkëshorte etalon në mirësi dhe fisnikëri, sikurse me fëmijë ekselentë që do të bënin të ndihej krenar cilindo prind.

Kuçova e ka nderuar qytetarin e saj ekselent, Viktor Vangjelin, me titullin e lartë “Qytetar Nderi”.

Të fundit

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet pasi qeveria e tij i...

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit....

Lajme të tjera

Web TV