Euro, rritje e rrufeshme! Brenda pak orëve monedha europiane rritet me 2.38 pikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kursi i këmbimit të euros është rritur me 2.38 pikë nga niveli i ulët historik që arriti në 11 Maj.

Menjëherë pas mbarimit të fushatës elektorale monedha evropiane po njeh një rimëkëmbje të shpejtë dhe prej tre ditësh po vijon rritjen.

Me datë 15 ajo arriti në 111.31 kundrejt lekut, ndërsa me datë 17 po tregtohet në 113.43 kundrejt lekut. Tashmë euro ka arritur në të njëjtat nivele me marsin e këtij viti.

Besimi i agjentëve të tregut për një forcim të mëtejshëm të monedhës pas periudhës zgjedhore mund të ketë dërguar në marrjen e pozicioneve të blerjes duke ndikuar në këtë zhvillim.

Banka e Shqipërisë dobësimin e monedhës europiane e lidh me përmirësimin strukturor të ekonomisë shqiptare, që ka forcuar pozicionet e jashtme.

Argumenti nuk është pranuar nga eksportuesit shqiptarë, të cilët u shprehen se kanë humbur miliona euro nga zhvlerësimi i monedhës me 8% brenda një viti.

Institucioni monetar nuk ka dhënë sinjale për ndërhyrje në treg, pasi i konsideron zhvillime normale të tregut luhatjet në valutë.

I vetmi vendim i marrë nga Banka e Shqipërisë ishte gjatë pandemisë, kur kursi i euros pësoi një luhatje të fortë brenda tre ditëve, ndërsa ndërhyrja e bankës stabilizoi tregun valutor.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV