Dorëheqja e Alibeajt akt pozitiv/Çupi:PD duhet të pranojë kthimin e Bashës në krye të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi, në një intervistë për “News Line “ në ABC News e cilësoi dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga posti i kryetarit të komanduar të PD-së si një akt pozitiv. Analisti tha se PD-së i duhet një ‘lavazh’ i tërë duke shtuar se lidershipi i vjetër të zëvendësohet me një brez më të ri.

“Dorëheqja është një akt pozitiv që duhet kryer. Madje edhe PD ka nevojë për një lavazh të madh gjë që vjen përmes dorëheqjeve, lëvizjeve dhe kthimit tek vlerat. Por që të jetë një dorëheqje, duhet të shkojë deri në fund sepse dorëheqja e njërit apo tjetrit nuk është se zgjidh një problem të madh.

Problemi nuk është i rastësishëm. Problemi në PD është 30 vjeçar dhe është shumë i thellë. Kështu që pas kësaj dorëheqjeje, PD nëse do të gjejë një forcë, duhet të mund të bëjë lavazhin e të tërës në mënyrë që të kemi një brez të ri në PD që t’i ketë harruar këta.”, u shpreh analisti.

I pyetur për një emër të mundshëm në krye të PD-së pas dorëheqjes së Alibeajt, analisti tha se demokratët duhet të pranojnë rikthimin e Lulzim Bashës.

“PD duhet të pranojë kthimin e Lulzim Bashës në krye të saj deri në një moment të dytë kur të jenë pjekur situatat për të mbledhur institucionin. Basha është ligjërisht në krye të PD por një pjesë e mirë e deputetëve dhe disa nga liderët kryesorë që të mund ta thërrasin, ta grishin, në kuptimin që të mund të krijojë situatë për një ide pro perëndimore në PD dhe për një dobi.

PD ka rastin që të bëhet e dobishme. Nëse do të ekzistojë ai grupin si parti legale, rruga më e drejtë me tërë defektet, mes njerëzve të gabuar, është Basha. Është njëri prej tyre por që ka një besim të konsoliduar prej Perëndimit,dhe ka kryer disa vepra poltiike që këta nuk i kanë kryer. Ka zgjedhje të humbura shumë por nëse do të bëjmë krahasime dhe të fillojmë të themi se ky njeri është më i mirë se tjetri, çështja nuk zgjidhet.”, tha analisti.

Të fundit

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira reshje shiu me rrebeshe në zonën e Shkodrës, reshje bore...

Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit dhe Inovacionit në Korçë

Ka hapur dyert për artistët dhe artdashësit Qendra e re e Artit, Kulturës dhe Inovacionit një projekt që e ka kthyer qytetin e Korçës...

Më shumë të rinj të papunë/ “Rinia të mbështetet me grante”

Më shumë se 44.7% e rinisë shqiptare (15-29) është ekonomikisht jo aktive, duke bërë që në vend të ketë praktikisht më shumë të rinj...

Vullkani i Antarktidës nxjerr pluhur ari me vlerë 6 mijë dollarë në ditë, ku shkon ai?

Ekspertët kanë zbuluar afërsisht 80 gramë flori të kristalizuar në xhepat e gazit që emetohen nga mali Erebus, një nga 138 vullkanet aktive të...

Sezoni turistik/ Balla në Rinas: Mirësjellje me të huajt që vijnë në Shqipëri

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Ministri i Brendshëm Taulant Balla inspektoi pikën kufitare të Rinasit, ku u njoh nga afër me masat...

Lajme të tjera

Web TV