Dramë në Ramon Sanchez Pizjuan, Sevilla i jep një “shuplakë” Juves në kohën shtesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sevilla siguron finalen e Europa League teksa mposhtën në kohën shtesë Juventusin me shifrat 2-1. Në stadiumin Sanchez Pizjuan emocionet ishin të mëdha, me vendasit që në fund patën të drejtën për të festuar. Në fakt, ishin bardhezinjtë ata që u shfaqën më këmbëngulës teksa në pjesën e parë patën disa mundësi të mira, ku veçohet një shtyllë e Moise Kean. Megjithatë, gola në pjesën e parë nuk pati.

Në fraksionin e dytë, Juventus gjeti golin me anë të Dusan Vlahovic teksa serbit i mjaftuan dy minuta në lojë për të tundur rrjetën e portierit Bono. Por, vendasit nuk mund të dorëzoheshin dhe gjashtë minuta më pas, Suso riktheu baraspeshën me një perlë nga jashtë zone. Deri në fund nuk pati fitues dhe sfida shkoi në kohën shtesë.

Aty ishin sërish vendasit më kërkues dhe në fakt gjetën edhe golin e përmbysjes me anë të Eric Lamelas në minutën e 95-të. Pas këtij momenti ishte Juventus që u hodh në sulm, mirëpo nuk ia doli të gjente golin, edhe pse në minutat e fundit, Sevilla mbeti me 10 vetë pas Acuna mori kartonin e dytë të verdhë. Gjithsesi, Sevilla në fund festoi biletën e finales së Europa League dhe më datë 10 maj në Budapest do të përballet me Romën.

Të fundit

“Akset nacionale të hapura”/ Haki Çako në terren: Strukturat në operacion të plotë!

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...

Tre skiatorë goditen nga një ortek në Alpet e Italisë, humbin jetën

Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me helikopter në...

Ngricat në vend/ Përgjegjësja e ARRSH: Në orët në vijim do të kemi përkeqësim të motit

Përgjegjësja e sektorit të mirëmbajtjes në ARRSH, Ariana Hasani ka folur për situatën aktuale të motit në vend. Në një lidhje për “Money Report”, ajo...

Moti i keq/ Prefekti i Tiranës: Evakuuam një familje në shkozë, iu përmbyt banesa!

Prefekti i Qarkut të Tiranës, Afrim Qendro për Report Tv jep detaje për situatën nga moti i keq. Qendro thekson se situata është më e...

Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, shpallet lista përfundimtare

Kryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin...

Lajme të tjera

Web TV