Humbja më 14 maj, Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike. Në një konferencë për mediat tre ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve vendore në vend, Alibeaj bëri të ditur se heq dorë edhe nga drejtimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Pas dorëheqjes së tij, Alibeaj thotë se partia duhet të riorganizohet për t’u ndarë nga Sali Berisha dhe për të ndërtuar aleancë me potencial për zgjedhjet e vitit 2025.

Enkelejd Alibeaj i cili bërë një luftë institucionale me ish kreun e Partsë Demokratike Sali Berisha, pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale, aty ku kishte kandidatë për bashki por edhe këshilltarë, ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme. Alibeaj ka dalë në një konferencë për shtyp ku përveçse ka dhënë dorëheqje, ju ka kërkuar demokratëve të heqin dorë edhe nga Berisha. Nuk dihet nëse është një lojë e Alibeajt për të të vënë sërish kandidaturën apo po largohet një herë e mirë nga drejtimi i Partisë Demokratike. Largimi i tij, mund të shihet si një mundësi për tu kthyer Basha, por edhe kjo lëvizje duket se nuk do e ngrejë më fprcën që ka pasur logo dhe vula e PD-së.

Dorëheqja e Alibeajt

Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD dhe pozicioni i kreut të grupit parlamentar. Vendimi i tij vjen pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit kur PD nuk arriti të ishte forcë e parë në asnjë prej 61 bashkive të vendit. Në deklaratën e tij për media, Alibeaj e cilëson veten si drejtues të PD në kohën më të vështirë të saj dhe vendosi të mos ecë në rrugën e Sali Berishës pasi pretendon se me të në krye, nuk ka asnjë mundësi që demokratët të kthehen në pushtet. “Zgjedhjet e 14 Majit, padyshim, patën probleme serioze: presione mbi administratën, përdorim të fortësh, përdorim oligarkësh, sistem elektronik difektoz etj. Por, para së gjithash, ne duhet të shohim nga vetja. Ne duhet të analizojmë me seriozitet efektet e përçarjes së Partisë Demokratike në rezultatin e zgjedhjeve. Ne duhet të vlerësojmë si duhet punën e bërë në terren nga strukturat e partisë, impenjimin e gjithësecilit, kontributin e gjithësecilit, për të kuptuar çfarë shkoi keq dhe çfarë shkoi si duhet. Në shenjë reflektimi dhe përgjegjshmërie, kam vendosur të largohem nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni drejtues në grupin parlamentar”, tha Alibeaj. Pas dorëheqjes së tij, Alibeaj thotë se partia duhet të riorganizohet për t’u ndarë nga Sali Berisha dhe për të ndërtuar aleancë me potencial për zgjedhjet e vitit 2025. Sipas Alibeajt, vendimi për t’u larguar pas zgjedhjeve ka qenë i Kryesisë. Tashmë do të ketë vetëm postin e nënkryetarit dhe anëtarit të Kryesisë së PD. “Partia duhet të riorganizohet në mënyrë kapilare, në bazë të parimeve demokratike, siç e kam theksuar vazhdimisht gjatë fushatës elektorale. Partia duhet të ketë rregulla të reja, parime të reja, për t’u ndarë nga e kaluara berishiste dhe për të ndërtuar një aleancë me potencial për 2025-en. Ne do të duhet të kuptojmë se si t’u flasim jo vetëm demokratëve, por edhe atyre qytetarëve të zhgënjyer nga politika e 30 viteve, të cilët përbëjnë shumicën e heshtur në vend. Këtë, megjithatë, nuk mund ta bëjë një njeri i vetëm – qoftë ky edhe drejtuesi”, është shprehur Alibeaj. Po ashtu ai ka pretenduar se me një drejtim kolegjial mund të ndryshojë situate e Partisë Demokratike. “Unë po largohem për t’i hapur rrugën një drejtimi kolegjial të partisë, në këtë fazë që hedh themelet për të ardhmen. Ka qenë një vendim i Kryesisë që vendosi që pozicionin drejtues, ta mbaja deri pas zgjedhjeve vendore. Tashmë që zgjedhjet përfunduan, po largohem nga drejtimi dhe do të vazhdoj të ushtroj detyrën time dhe përgjegjësinë ndaj demokratëve, si nënkryetar dhe pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike”, tha Alibeaj. Për zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj thotë se Rama arriti të mbajë bashkitë që i mori para 4 vitesh pa kundërshtarë. Megjithatë nuk e kursen falënderimin për mbëshetësit që sipas tij zgjodhën fatin e familjes politike para pazareve të ngushta. “Prej më shumë se një vit kam qenë drejtues i Partisë Demokratike. Në kohën më të vështirë të saj. Kur është vënë në pikëpyetje mbijetesa e partisë që solli pluralizmin në Shqipëri. Mbijetesa e partisë së të djathtëve shqiptarë. Mbijetesa e partisë perëndimore dhe euroatlantike. Shifrat e proporcionalit tregojnë që Partia Demokratike arriti ta kalojë këtë sfidë, arriti të mbijetojë dhe tani mund të shohë drejt së ardhmes. Zgjedhjet e 14 Majit sollën monizëm pushteti – Rama i mbajti thuajse të gjitha bashkitë që katër vjet më parë i kishte marrë pa kundërshtarë”, tha ai. Ndërsa ka falenderuar gjithë demokratët që mbështetën atë, Alibeaj tha se Berishës ia ka bërë të qartë që sdo të bashkëpunonte me të, edhe pse Alibeaj pak kohë para zgjedhjeve ja shtriu dorën e bashkëpunimit. “Para një viti, kur e prita në zyrë Sali Berishën, i thashë se më të në krye, demokratët nuk kanë asnjë shans të vijnë në pushtet. Prandaj nuk mund ta ndiqja. Prandaj nuk e ndoqa dhe zgjodha rrugën e qëndresës. Me këtë rast dua t’u shpreh konsideratën dhe mirënjohjen time të gjithë atyre demokratëve që e vendosën fatin e partisë, të familjes sonë politike, para llogarive dhe pazareve të ngushta e mediokre. Në kohë të vështira duhen njerëz me karakter të fortë. Këtë ju e keni dëshmuar. Këtë vit që e kam drejtuar partinë kemi patur disa arritje për të cilat jam krenar. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të zhbëhet. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të shkojë drejt Lindjes”, tha Alibeaj. Një mesazh të fundit e kishte edhe për Berishën, i cili është i shpallur ‘non grata’ nga SHBA duke thënë se nuk kanë lejuar që PD të shkojë në rrugën qorre të antiamerikanizmit, por kanë folur lirisht që PD të jetë demokratike dhe euroatlantike.

Të fundit

Vakti më i shtrenjtë në botë kushton plot 495 mijë dollarë dhe shërbehet në hapësirë

Sado joreale të tingëllojë, është e vërtetë. Kompania e turizmit hapësinor SpaceVIP po përgatitet të shërbejë një vakt në hapësirë, i cili do të...

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të spitalit të Bulqizës, ka rënë...

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e informacionit të shëndetit riprodhues

Gjigantët e teknologjisë Meta dhe Google janë akuzuar në një raport nga dy organizata ndërkombëtare joqeveritare për fshehje të informacionit mbi abortin dhe kujdesin...

U shtuan pas pandemisë, ja sa çështje gjyqësore presin të nisur procedurat e falimentimit

Me ligjin e falimentimit, që nisi zbatimin nga viti 2017, mbi çdo debitor qoftë biznes apo individ që nuk arrihet t’i ristrukturohen detyrimet procedura...

Lezhë/ Shoferi del nga makina e grushton kalimtarin, i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Një sherr i nisur në mes të rrugës. Ai në makinë, ndërsa 44 vjeçari këmbësor. Teksa ka qenë duke kaluar rrugën në tek Ura...

Lajme të tjera

Web TV