Kursit po i del “dehja” e zgjedhjeve/ Euro zbret pranë niveleve të fillimit të fushatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kursi i këmbimit të euros me lekun frenoi sot rritjen e shpejtë që kishte regjistruar në ditët pas zgjedhjeve lokale.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehej të enjten me 112.38 lekë, në rënie me 1.05 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.

Praktikisht, kursi i këmbimit të euros është rikthyer në nivelet ku ndodhej një muaj më parë, në fillimet e fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Euro zbret pranë niveleve të fillimit të fushatës

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rritja e shpejtë e euros gjatë kësaj jave ishte kryesisht rezultat i panikut dhe nuk justifikohej nga lëvizjet e kërkesës dhe ofertës.

Megjithëse deri të mërkurën kursi u rrit me pothuajse tre pikë nga kuota minimale historike që kishte prekur të enjten e kaluar, agjentët shpreheshin se në treg nuk kishte kërkesë të tillë për valutë që të justifikonte rritjen në këto përmasa.

Sipas tyre, luhatjet e forta të euros ishin më së shumti rezultat i faktorit psikologjik, të shkaktuar kryesisht nga pritshmëritë e krijuara në treg për periudhën paszgjedhore.

Burime nga tregu bëjnë të ditur se këtë herë tregu valutor është qetësuar pa pasur nevojë për një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë.

Pasi u bë qartë se rritja e kursit nuk mbështetej në lëvizjen e ekuilibrave të kërkesë-ofertës, agjentët e mëdhenj të këmbimit valutor korrektuan kursin në rënie dhe ulën ndjeshëm spread-et (marzhet e tregtimit) krahasuar me ditën e djeshme. Të mërkurën marzhi mesatar mes kursit në blerje dhe atij në shitje i raportuar nga Banka e Shqipërisë ishte 1.2 pikë, ndërsa sot ky marzh ka rënë në 0.8 pikë.

Lëvizjet e forta në kursin e këmbimit të euros krijojnë pasiguri të madhe, sepse monedha europiane dominon këmbimet tregtare të Shqipërisë, por edhe për shkak të një shkalle të lartë euroizimi të ekonomisë dhe sektorit financiar.

Lexo edhe :  Nano, beteja e një jete!

Ekspertët mendojnë se pas luhatjeve të forta të dy javëve të fundit, të ndikuar edhe nga faktorë psikologjikë, kursi i këmbimit euro-lek mund të gjejë një lloj stabiliteti për pjesën e mbetur të këtij muaji, ndërsa në muajt e verës tregu pritet të jetë subjekt i zhvillimeve sezonale që shoqërohen me një tendencë mbiçmuese të monedhës vendase.

Leku i fortë është amortizues për presionet inflacioniste që vijnë nga jashtë, duke qenë se ekonomia shqiptare është gjerësisht e varur nga importet e mallrave.

Gjithashtu, ai ndihmon një segment të rëndësishëm të huamarrësve që kanë kredi në valutë dhe të ardhura në lekë, për të zbutur pjesërish kostot shtesë që po shkakton rritja e normave të interesit.

Por, nga ana tjetër, forcimi i lekut ka një efekt negativ në sektorët eksportues të ekonomisë, sepse ul të ardhurat e tyre të shprehura në monedhën vendase, duke ushtruar trysni mbi marzhet e fitimit dhe mbi konkurrueshmërinë.

Marrë nga Monitor 

Të fundit

Presidenca e Këshillit të Sigurimit/ Rama: Moment krenarie për gjithë shqiptarët!

“Një moment krenarie për gjithë shqiptarët”, kështu e përkufizon kryeministri Edi Rama, kryesimin e Këshillit të Sigurimit nga Shqipëria. Në një...

FOTO/ Si Brigitte Macron shpëtoi Mbretëreshën Camilla nga një incident ‘live’

Pritja e bërë nga çifti presidencial francez ndaj Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla ishte e ngrohtë. Brigitte Macron, në një gjest solidariteti femëror, “i shpëtoi” një incidet...

Delet konsumojnë 300 kg kanabis në Greqi, pronari i fermës: Janë bërë të çmendura

Pas stuhisë “Daniel” shumë gjëra ndryshuan për banorët në Volos. Por si duket, kaosi nuk preku vetëm në jetët e njerëzve, por edhe ato...

‘Bild’: Para gjithë botës, Rama i vë frenat ankesave ruse me një fjali

Kjo ishte një deklaratë e qartë nga shefi! Dhe sërish kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk i rezistoi dot një goditjeje ndaj Rusisë.., shkruan...

Pse nuk duhet të flini kurrë gjumë në anën tuaj të djathtë

Kur shtriheni në shtrat në fund të ditës së gjatë, ndoshta përkuleni nën batanije dhe vendoseni në pozicionin tuaj të preferuar të gjumit pa...

Lajme të tjera

Web TV