“The Guardian” është një nga mediat e shumta prestigjioze që i kanë dedikuar artikuj zonave turistike në vendin tonë.
Këtë të Premte, kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një pjesë nga artikulli i shkrimtarit të njohur Jacob Mikanowski për Shqipërinë.
Ky i fundit ka shkruar për eksperiencën e tij gjatë vizitës në zonat e veriut e të jugut, e veçanërisht për Luginën e Valbonës e tingujt e sazeve.
“Të biesh në dashuri me Shqipërinë në syrin e gjigandit britanik “The Guardian”, këtë herë jo vetëm si destinacion turistik veror, por me përjetimet e forta të shkrimtarit Jacob Mikanowski, pas turit të tij në vendin tonë, që nga magjepsja e luginës së Valbonës deri tek tingujt rrëqethës të sazeve të jugut
Erdhi me mëdyshje, por u largua nga Shqipëria, siç shprehet vetë “mirënjohës që pata mundësinë të vizitoj këtë vend kyç të historisë, të mikpritjes së pakufishme dhe surprizave të pafundme”, shkruan Rama.