Dea flet pas eksperiencës në “Big Brother”/ “Familjarët e mi janë kërcënuar me vdekje”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dea Mishel ishte një nga finalistet e “Big Brother VIP” dhe një nga personazhet, e cila gjatë rrugëtimit të saj në “realityshow”-n ka marrë më së shumti komente negative.

Sot gjatë një interviste në “E Diell”, është shprehur se gjëja që e ka lënduar më tepër është se për shkak të disa situatave që ka krijuar në “Big Brother VIP” familjarët e saj kanë marrë kërcënime me vdekje dhe janë bullizuar.

Gjëja e parë që më thanë ishte që të pëlqejnë shumë dhe këtë e ndjeva kur dola te njerëzit që takova dhe komentet që mora.

Pastaj gjëja e dytë që më thanë ishte që gjatë periudhës që kisha bërë atë nominimin Luiz-Kiara-Efi kisha marrë shumë komente negative në rrjet.

Java e parë ka qenë një eksplorim për të kuptuar se si janë parë këto situata jashtë sepse unë në mendimin tim kam qenë një lojtare, kam pasur tre njerëz kundër dhe i nominova nuk është se kam dashur të bëj një dëm të madh apo të prish punë. Për mua ishte një lojë dhe nuk mendoja që mund të ishte diçka kaq e rëndë jashtë.

Për këtë pjesë dua të them që i kam parë familjarët e mi shumë të prekur dhe e kanë vuajtur shumë. Tani që jam kthyer në shtëpi e shoh që janë shumë të ngarkuar dhe po përpiqen që ta procesojnë sepse realisht kanë marrë kërcënime me vdekje, kanë marrë fjalë shumë të rënda. Kushërirat e mia të vogla që kanë qenë në shkollë bullizoheshin pse ishin kushërirat e mia. Kjo gjë përveç meje ka marrë vëmendje të madhe te familjarët e mi”, tha Dea Mishel.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV