Zgjedhjet në Greqi/ Ministria e Brendshme apel zgjedhësve: Merrni pjesë në votime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia zhvillon sot zgjedhjet parlamentare.

Gazetari  raporton se deri në orën 16:30 pjesëmarrja ka shkuar në 48.76%, një rritje e ndjeshme krahasuar me orën 13:00 ku pjesëmarrja ishte 31.52%.

Ministria e Brendshme u bëri apel zgjedhësve të shfrytëzojnë edhe orën e fundit që ka mbetur deri në mbylljen e procesit të votimeve, për të marrë pjesë në zgjedhje.

9.810.040 qytetarë me të drejtë vote pritet t’i drejtohen sot kutive të votimit në Greqi, nga të cilët 16 mijë e 827 grekë që jetojnë jashtë vendit.

Këta të fundit iu drejtuan kutive të votimit në ambasada, shkolla dhe biznese, për të shfrytëzuar të drejtën e tyre themelore dhe bërë pjesë e procesit.

Kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore të shpërndara në 35 shtete të ndryshme të botës, mbërritën gjatë orëve të para të mëngjesit në Athinë ku edhe do të numërohen sapo të nisë procedura e numërimit.

400.000 qytetarë do t’u drejtohen kutive për herë të parë, ndërsa këtë vit votojnë edhe 17-vjeçarët.

Të fundit

Rasti “Meta”, Vojo dhe urgjenca e Ligjit për Partitë Politike

Nga Ben Andoni Ish-presidenti i vendit Ilir Meta, kryetar dhe së shpejti mëtuesi kryesor për president i PL-së, një partie...

PS tre mandate në pushtet, i dërguari i SHBA: Me kënaqësi presim zgjedhjet e ardhshme

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner gjatë një interviste për ”Zërin e Amerikës”, tha se qëndrimi për Sali Berishën nuk...

Pija “magjike” që ka bërë bujë! Gratë dëshmojnë se duken më të reja pas konsumit të saj

Një pije u bë virale së fundmi dhe një numër i madh grash pohuan se kishin vënë re që pas konsumimit të këtij lëngu...

“Përse u shenjëstrua Dumani?”/ Ja si përgjigjet analisti i njohur

Në një intervistë në një emision televiziv, analisti Arben Meçe, analizoi deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, dhe akuzat e tij të forta...

Rikthehet “makthi” i tërmetit në Turqi, pamje nga momenti i lëkundjeve sizmike

Tërmeti i magnitudës 5.6 Rihter që goditi Turqinë pasditen e kësaj të enjteje shkaktoi panik te banorët. Lëkundjet e tërmetit u regjistraun në rajonin e...

Lajme të tjera

Web TV