Gazetarit plas deklaratën: Ja kush është i vetmi politikan që mund të rrëzojë Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autori i emisionit “Fokus” Robert Papa, lëvizjen në radhët e Partisë Demokratike zyrtare ku 23 deputetë zgjodhën Gazment Bardhin si kryetar të grupit, teksa Sali Berisha e injoron këtë fakt, e sheh diçka që nuk bën përshtypje, duke e cilësuar si opozita që rrëmbeu vulën.

Nga studio e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se si të vihet Gazment Bardhi apo ndonjë tjetër në krye të grupit, ata e vërtetuan në Tiranë që morën 4%.

Në vijim Papa thotë se Sali Berisha është i detyruar të bashkohet me Ilir Metën në mënyrë që të mposhtë Partinë Socialiste.

“Këto që dëgjoj janë fakte që e bëjnë procesin të papranueshëm. Shifra e frikshme e PSD në zgjedhje, që s’ka asnjë platformë tregon se këtu diçka ka ndodhur.

Njerëzit kanë ikur dhe më së shumti nga qendra e djathtë. Votimi elektronik është i pabesueshëm nuk duhet të ushtrohet. Pa votën e diasporës nuk ndryshon asgjë.

Personalisht mendoj se duhet të ndahen. Grupi i Alibeaj-Bardhi nuk vijnë kurrë në pushtet, janë pjesa më e vogël, natyrisht i vogli i bashkohet të madhit.

Nuk besoj të ketë bashkim, se ata janë mashtruar nga SHBA. Lajm i mirë është që Yuri Kim ka ikur. Duam apo s’duam ata që mund të sjellin në pushtet opozitën, aktualisht është grupimi i Berishës dhe Metës.

Zotërinjtë që kanë vulën mund të afrohen, duhet të gjejnë mënyrën. Fatkeqësisht ende në Shqipëri, partitë shikohen ende si sh.p.k”.

I pyetur nëse është koha që Berisha të hapë një garë reale në Partinë Demokratike, ai shtoi se kjo pyetje i duhet bërë atij dhe askush nuk ka të drejtë t’ia kërkojë, pasi ka investuar shumë.

“Alibeaj dha dorëheqjen nga çfarë? Më vjen çudi se shikoj një turmë nga ata që kanë pasur lidhje me korrupsionin, kanë qenë dhe me Sigurimin që i japin mend Berishës.

Berisha është në fushë, Berisha është ai që mund të heqë Ramën, krijon frymë. Duhet ti themi faleminderit që në këtë moshë të madhe, kërkon që ta kthejë dhe njëherë në 2005.

Mund të ketë peng që ndenji në heshtje për 8 vjet. Të kesh votat e gjysmë milionë shqiptarëve, kur ke Amerikën kundër nuk është pak. Ka vjedhje votash në Shqipëri, nuk di sa është në shifra.

Lexo edhe :  Vendimi për mandatin e Xhaçkës/ Sot mblidhet Kuvendi, ja çfarë pritet të ndodhë

Një amerikan nuk e kupton dot që zgjedhjet vidhen. Çdo gjë duhet të shkojë në gjykatë. Rama kërkon të duket i fortë, marrja e bashkive është përgjegjësi.

Të shkosh deri në Shkodër dhe Tropojë, ka diçka malinje. Respekte, për Mirditën, Kavajën, tregoi që ka akoma njerëz që nuk shiten.

Berisha e di që pa Metën nuk e bën dot shumicën për të hequr Ramën. Mund të ketë një pjesë të demokratëve që nuk e duan Metën. Problemi është a është LSI reale me peshën që ka pasur më parë.

Meta është i ri në moshë, nuk largohet. Dhe kur Berisha u ndodh para faktit të kryer pa logo, i afroi. Balli, Legalitetit, Agron Duka, aty do shkojnë, se janë kundër Ramës.

Votat që dikur Rama i bëri 1 milion duke pasur LSI-në, pa diasporën nuk arrihen dot”.

Mbi arsyen se pse opozita nuk është e hapur ndaj diasporës dhe a do ishte një mundësi e mirë që emra potencialë të tentonin krijimin e një të djathte të re le të themi, Papa tha se ka një dilemë nëse ka të drejtë dikush që është jashtë të vendos Kryeministrin këtu.

“Ne jemi gjysma jashtë. Me matematikë edhe në diasporë, shumica nuk janë demokratë. Si mund të realizohet? Duhet gjetur modaliteti.

Me këto që shoh, pa votat e shqiptarëve që janë jashtë, ky regjim nuk ikën. Duhet filluar që tani se 2025 troket shpejt.

Ramës nuk i intereson me sa duket se i ka bërë anketat dhe s’ka pse. Duhet të merren vesh në pazar me njeri tjetrin. Është e vështirë.

Por këtu do na ndihmonin aleatët, amerikanët. Pa Amerikën nuk ekzistojmë”.

Lidhur me situatën në Himarë, Papa deklaroi se Edi Rama është frikacak dhe u tërhoq.

“Bën si trim me Tropojën, me Shkodrën. Ndërsa në Himarë, me një të bërtitur nga Kyriakos, u tërhoq. Nëse Beleri realisht ka vjedhur, duhet të dënohet.

Por zotëria mund të priste ta arrestonte të hënën. Unë e di sa presion bëjnë ata. Aty tregoi kokulësinë e Ramës.

Rama hiqet si anti-grek por kur vjen në SHBA, takon dhe priftërinj dhe të tjerë grekë”.

Të fundit

“Nuk më njihte as mua për 6 orë”/ Albano flet ‘pa dorashka’, zbulon situatën e pazakontë

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer si asnjëherë më parë një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit...

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka dhe shumë të tjera që...

SHBA, 97 milionë dollarë për Shqipërinë/ Shtyhet afati i marrëveshjes për…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojnë Shqipërinë me një fond prej 97 milionë dollarësh deri në vitin 2030. Marrëveshja ka në fokus...

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet. Në dosje personat...

Eksperimenti interesant në qytetet shqiptare, çfarë zbuloi Banka Botërore

Banka Botërore ka kryer nje eksperiment shume interesant ne qytetet shqiptare. Vullnetarët e saj vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë në automjete dhe udhëtuan nëpër...

Lajme të tjera

Web TV