Klubi i Valencias reagon për rracizmin ndaj Vinicius, përjashtim përjetë për dy tifozët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valencia do të përjashtojë përgjithmonë nga “Mestalla” ata tifozë që lëshuan thirrje raciste dhe ofendime ndaj Vinicius Junior gjatë ndeshjes kundër Realit të Madridit.

Klubi ka analizuar pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë gjatë mëngjesit deri në gjetjen e momentit në të cilin shihet se të paktën dy tifozë kanë bërë gjeste raciste (duke imituar gjestet e majmunit).

Pasi u përzgjodhën pamjet nga Njësia Qendrore Operative e Mestallas, klubi i vuri në dispozicion të policisë për të vazhduar me identifikimin e personave të përfshirë në këto ofendime raciste.

Klubi konfirmon se njëri nga dy personat tashmë është identifikuar dhe se po punohet për të zbuluar identitetin e tjetrit.

Deklaratë zyrtare nga Valencia

“Valencia, në angazhimin e saj të përhershëm kundër racizmit dhe dhunës në të gjitha format e saj, njofton se policia ka identifikuar një tifoz që bëri gjeste raciste ndaj Vinícius Jr në ndeshjen e e javës së 35-të kundër Realit të Madridit, të luajtur në “Camp de Mestalla” dhe po punohet në mënyrë të koordinuar për të konfirmuar identitetin e të implikuarve të tjerë të mundshëm.

Nga momenti i ngjarjes po analizohen të gjitha regjistrimet e disponueshme, duke punuar sa më shpejt për zbardhjen e asaj që ka ndodhur për të vepruar shpejt dhe me forcë.

Valencia ka hapur dosjen disiplinore, për të përjashtuar përjetë nga stadiumi tifozët që fyen Vinicius Jr. dhe po bashkëpunon me Policinë dhe organet kompetente për zbardhjen e asaj që ka ndodhur.

Klubi dënon ashpër këtë lloj sjelljeje, e cila nuk ka vend në futboll dhe në shoqëri dhe që nuk korrespondon me vlerat e Valencia CF dhe tifozët e saj.

Në këtë mënyrë, ne rikonfirmojmë qëndrimin tonë kundër racizmit duke vepruar me të njëjtën forcë si në vitin 2019, kur një tifoz që bëri gjeste dhe përshëndetje fashiste ndaj tifozëve të Arsenalit gjatë ndeshjes së UEFA Europa League, u përjashtua përjetë.”

Të fundit

69 vjet pa Ajnshtajnin, ikonën botërore të fizikës

69 vjet më parë, fizikani Albert Ajnshtajn vdiq në Princeton, New Jersey, në moshën 76-vjeçare. Albert Ajnshtajn, i cili do...

Plani që po ndiqet për ndryshimin e moshës për daljen në pension

Astrit Hado, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka folur për skemën e pensioneve në Shqipëri dhe problematikat që hasin të moshuarit....

Ancelotti: “Mbrojtja është mënyra e vetme ndaj Cityt, Guardiola më komplimentoi”

Real Madrid nuk ngopet dhe nuk dorëzohet kurrë. “Los Blancos” vuajtën në “Etihad”, por dolën të pamposhtur nga dueli që zgjati 120 minuta. Dhe...

Krisja Meta-Kryemadhi/ Minxhozi ‘thumbon’ çiftin: Pas rënies së votave iu duhej një alibi

Analisti Skënder Minxhozi thotë se krisja Ilir-Metas Kryemadhi ka ardhur pasi partia e tyre ka pasur rënie të votave në zgjedhjet e fundit. Në një...

Euro nuk do kthehet më në shifrat e viteve të kaluara

Bizneset eksportuese nuk po ngrenë kokë. Shifrat e fundit të INSTAT, tregojnë se vetëm në muajin mars bizneset vendase kanë shitur mbi 87.4 milionë...

Lajme të tjera

Web TV