Presidenti Tebas i kthehet Vinicius-it: “Informohuni para se të shpifni dhe kritikoni”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka reaguar pas akuzës së sulmuesit të Realit të Madridit, Vinicius Junior se “La Liga u përket racistëve”.

Vinicius ka qenë subjekt i abuzimeve raciste disa herë këtë sezon, me incidentin e fundit që ndodhi gjatë humbjen 1-0 të Realit ndaj Valencias, të dielën.

Në një deklaratë, La Liga tha se ka “luftuar kundër kësaj sjelljeje prej vitesh, si dhe ka promovuar vlerat pozitive të sportit, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj”.

Në një postim në Twitter pas ndeshjes, Tebas këmbënguli se Vinicius Junior nuk u paraqit në një takim me organin drejtues për të diskutuar se çfarë “mund të bëjë në rastet e racizmit”.

Ai shtoi: “Para se të kritikoni dhe shpifni për La Ligën, duhet të informoheni siç duhet”.

Vinicius kritikoi postimin e La Ligas, që e konsideron kundër tij. Ai tha se dëshiron që La Liga të ndërmarrë “veprime dhe ndëshkime konkrete”.

Të fundit

Terapeuti zbulon si të kapërceni sfidat e jetës në çdo dekadë

  Terapeuti familjar Jeff Watson ndan vështirësitë më të zakonshme që njerëzit përjetojnë në faza të ndryshme të jetës dhe...

Japonia, skuadra e parë që kualifikohet në Kupën e Botës 2026

Pas fitores 2-0 përballë Bahreinit, Japonia bëhet kombëtarja e parë që është kualifikuar në fushë për Botërorin e vitit të ardhshëm dhe e katërta...

U fut ilegalisht me kamion në Britani, shqiptari fiton gjyqin, nuk do të dëbohet (EMRI)

Një shqiptar që tentoi të hynte ilegalisht në Britaninë e Madhe katër herë është lejuar të qëndrojë pasi u vendos se dënimi i tij...

Japonia bëhet kombëtarja e parë që pret “biletën” për në Kupën e Botës 2026

Japonia është kombëtarja e parë që siguron një biletë për në Kupën e Botës 2026. Ekipi i drejtuar nga Moriyasu triumfoi 2-0 ndaj Bahrain,...

GJKKO çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 të tjerë për rikonstruksionin e komisariateve

1. Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale...

Lajme të tjera

Web TV