Beleri si “çështje ndërkombëtare”, gjykata e lë në burg, grekët ankohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa në Tiranë Gjykata Speciale vendosi “arrest me burg pa afat” për Fredi Belerin të akuzuar për blerje votash në Himarë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, në takimin me homologen shqiptare Olta Xhaçka ka kërkuar “shpjegime” për këtë rast. Xhaçka: Çështja i përket drejtësisë, s’ka lidhje me marrëdhëniet dypalëshe”.

Ndërsa në Bruksel mbahej takim i ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në Gjykatën Speciale në Tiranë u vendos “arrest me borg pa afat” për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i arrestuar dhe nën hetim për akuzën e “blerjes së votave”. Një situatë e tillë është përdorur politikisht edhe në Bruksel ku Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias i ka kërkuar “llogari” homologes shqiptare Olta Xhaçka për këtë çështje, duke e konsideruar arrestimin e Belerit si të papranueshëm dhe ndikuar politikisht. Siç njofton edhe kryediplomati grek, gjatë takimit është diskutuar për arrestimin dy ditë para zgjedhjeve të kandidatët të opozitës në Himarë, Fredi Beleri. “Gjatë diskutimit u ngrit çështja për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri”, shkruan Dendias në llogarinë e tij në rrjetet sociale. Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi mbi qëndrimet e tij dhe përgjigjen e hologes Xhaçka, por duket se tashmë kjo çështje do të marrë vëmendje të shtuar në Greqi. Një situatë absurdi pasi pala greke pretendon se Beleri si përfaqësues i minoritet grek është sulmuar politikisht dhe se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë.

Xhaçka ndan “nacionalizmin” nga drejtësia

Për këtë takim ka reaguar edhe ministrja Xhaçka, e cila shprehet: “Bruksel, takimi me mikun dhe kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ishte një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi çështjen “Beleri”. Theksova qartazi se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe”-shkruan Xhaçka. Më tej ministrja shton se kjo nuk është as çështje e të Drejtave të Njeriut, as politike, e jo më një çështje dypalëshe. “Zoti Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin. Blerja e votës është një shkelje e rëndë e ligjit tonë dhe çështja e tij tashmë është në gjykatë. E vetmja gjë që ne të gjithë mund të bëjmë është të presim me durim që procesi të ecë në rrjedhën e tij dhe të mos paragjykojmë apo hamendësojmë atë”-përfundon Xhaçka reagimin e saj.

GJKKO le në burg Belerin

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masën ‘arrest në burg pa afat’ për kandidatin fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerin. Ndonëse I pandehuri nuk pranoi akuzën dhe kërkoi drejtësi, për gjykatën provat e paraqitura nga prokuroria janë të mjaftueshme për të vërtetuar përfshirjen e tij në tentativën e blerjes së votave kundrejt 5 mijë lekëve për çdo votë. Gjatë një komunikimi për mediat, avokati i tij ka thënë se nesër do të ushtrojnë të drejtën e ankimimit. “Ne pretendojmë që nuk ka dyshim të arsyeshëm dhe nuk duhet të vendoset masë sigurimi për të dy. Nuk paraqitën asnjë provë, por lexuan atë që paraqitën prokuroria e Vlorës, në paraqitëm prova shëndetësore. Policisë ia ka dhënë po ky i infiltruari, por në dosjen e policisë dhe prokurorisë nuk gjendet kjo listë. Ta marrin ta ripyesin këtë person sepse i arrestuari pretendon se nuk i ka dhënë asnjë gjë”, ka deklaruar avokati. Gjithashtu avokati ka theksuar se Pandeli Kokoveshi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë kërkuar masë më të lehtë ndaj tij, pasi edhe për këtë të fundit është dhënë masa ‘arrest në burg’. Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për korrupsion zgjedhor. Miku i Blerit, Pandeli Kokoveshi, i cili u arrestua bashkë me të është ende i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën. Beleri u arrestua me 12 maj, ndërsa ishte denoncuar në Prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para për vota. Sipas prokurorisë, ai iu premtonte qytetarëve se në këmbim të votës do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Kështu thuhet në dosjen hetimore të prokurorisë së Vlorës, e cila vendosi arrestimin e Belerit, pak ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, gjë që nuk e pengoi Belerin të votohej si kryetar i Bashkisë së Himarës me 19 vota në favor kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro. Në dosjen hetimore, thuhet se hetimi ndaj Belerit dhe bashkëpunëtorëve të tij nisi me 8 maj, pasi u siguruan të dhëna se këta shtetas merrnin para nga kandidati Beleri dhe ua shpërndanin qytetarëve, që ata të votonin për kandidatin e koalicionit bashkë fitojmë. S.G një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Belerit merrte para nga kandidati dhe ua jepte personave të tretë që kishte rekrutuar me qëllim blerjen e votave. Pas nisjes së hetimit, shtetasi A.R ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë, pasi ka deklaruar se nga Fredi Beleri dhe anëtarë të shtabit të tij elektoral, i ishin ofruar para që ai ti përdorte për blerjen e votave tek votues në Bashkinë e Himarës. Prokuroria ka vendosur të lejojë përgjimin e fshehtë audio dhe video duke dokumentuar të gjitha takimet e bashkëpunëtorit me Belerin dhe persona të tjerë të përfshirë në shitblerjen e votës. Nga hetimet rezulton se në 10 maj i infiltruari është takuar me Belerin dhe kanë rënë dakord që ai të mblidhte emrat e personave që do të votonin për të, dhe t’ia dorëzonte atij këtë listë. Po atë ditë, A.R e ka çuar listën ne zyrën elektorale të Belerit dhe ja ka lënë sekretares. Pas këtij momenti e ka telefonuar kandidatin për ta informuar dhe Fredi Beleri i është përgjigjur se do ta verifikonte listën. Ata janë takuar sërish dhe kanë biseduar për listën prej 13 personash dhe shumën e parave që do të përfitonin jo vetëm ata që do të votonin pro tij por edhe bashkëpunëtorit. Ne këtë bisedë, thekson prokuroria, Beleri i ka premtuar të infiltruarit se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për të, nëse do të bindej nga sipas verifikimeve se vota ushte hedhur pro tij. Ndërsa i ka thënë se paratë do t’ia jepte po atë natë në darkë ose të nesërmen në mëngjes. Një ditë më pas, ata janë ritakuar dhe bashkëpunëtori e ka pyetur Belerin nëse paratë do t’ua jepte vetë, por ai e ka orientuar të takohet me Pandeli Kokaveshin. Ky i fundi i pasi i ka hequr telefonin dhe vendosur tek banaku i lokalit i ka thëne që 4 nga personat në listë i ka kontaktuar ai më herët, ndërsa për 8 të tjerë i ka dhënë afër tualetit 40.000 lekë në total, nga 50 mijë lekë të vjetra për secili votues. pas këtij momenti policia ka ndërhyrë duke arrestuar Belerin dhe Kokaveshin.

Lexo edhe :  Media greke: Fredi Beleri kandidat i Mitsotakis për eurodeputet

 

Të fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Nga Namir Lapardhaja Një ditë pasi Gazment Bardhi foli për rikthimin e Berishës në PD, duke qenë se ai është...

Komandanti iranian i prerë! Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Asnjë dëm nuk u shkaktua në sulmin e Izraelit gjatë natës ndaj Iranit. Kështu deklaroi Siavosh Mihandoust, komandanti i ushtrisë iraniane. Ai i tha televizionit...

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas fizikut të Victoria Beckham...

Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, ja çfarë pritet të miratohet sot

Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS është mbledhur sërish. Ndryshe nga radhën e kaluar, kur PS e bojkotoi, kësaj radhe anëtarët...

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve

Nga vlerësimet e deritanishme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime, duke nisur nga indeksimi, kompensimet,...

Lajme të tjera

Web TV