E rëndë/ Kosovari vret bashkëshorten në parking të një shitoreje në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua 28-vjeçare vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar në të në parkingun e një shitore në Aachen të Gjermanisë. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

Disa orë më vonë në Polici u dorëzua 37-vjeçar, bashkëshorti i të ndjerës, që dyshohet se e vrau atë, raporton “Bild”.

Raportohet se dorasi dhe viktima janë kosovarë nga Mitrovica. Viktima mësohet se është Jetmira Beka.

Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bëri të ditur të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë.

Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.

Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje, në sy të klientëve. Policia kishte rrethuar vendin e krimit dhe zonën përreth.

Çifti ishin divorcuar për shkak të dhunës që ish-burri kishte ushtruar ndaj 28-vjeçares. Në momentin e vrasjes së Jetmirës, ishte e pranishme edhe motra e saj.

Të fundit

Viti akademik nis me probleme/ Berisha: Qiratë dhe çmimet po e bëjnë një mollë të ndaluar

Ish-kryeministri Sali Berisha renditi problemet me të cilat përballen studentët dhe pedagogët në këtë nisje të vitit të ri...

Sa e rrallë është ngjyra juaj e syve?

Të gjitha ngjyrat e syve janë të bukura në aspektin e tyre. Njerëzit mund të “përhumben” me orë të tëra në magjinë e syve....

Zbuluan vaksinën kundër COVID-19/Nderohen me çmimin Nobel në Mjekësi, Kariko dhe Weissman

Çmimin Nobel në Mjekësi e morën sot hungarezja, Katalin Kariko dhe amerikani, Drew Weissman për vaksinën mRNA. Katalin Kariko dhe Drew Weissman bënë zbulime në...

Rama vizitë zyrtare në Kroaci, pritet me ceremoni nga homologu Plenkoviç

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Kroaci. Shefi i qeverisë shqiptare u prit me ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Në...

ISSH nis sot shpërndarjen e pensioneve të indeksuara/ Ja sa pensionistë përfitojnë

Instituti i Sigurimeve Shoqërore nisi sot shpërndarjen e pensioneve të indeksuara në masën 8.6 %, për 767 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Nga vendimi...

Lajme të tjera

Web TV