Humbja e thellë në zgjedhje/ Baçi: Emri i Metës në fletën e votimit ishte penalizues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shkak për humbjen në 14 maj, për deputetin e Partisë Demokratike Luan Baçi ka qenë edhe mungesa e emrit të Sali Berishës në fletën e votimit.

Në një intervistë që ka dhënë për emisionin “Debat”, Baçi tha emri i Ilir Metës në fletës së votimit ishte penalizues. Madje dhe se shumë demokratë ia kishin pohuar vetë këtë fakt.

“Mungesa e emrit të Sali Berishës ishte shumë ndikuese në mënyrën se si do të votonin shumë qytetar, duke mos parë emrin e Berishës si kryetar i PD, dhe kam raste që kanë bojkotuar, se thonin ku të vete të votoj se nuk po gjej as PD dhe as Sali Berishës dhe kjo ka qenë kosto, ishte një mënyrë që shumë qytetar nuk erdhën të votonin.

Ishte penalizuese. Kishte qytetarë që nuk e identifikonin dot,”– tha Baçi.

E megjithatë shtoi se opozita nuk i shmanget përgjegjësisë për humbjen në 14 maj, e pikërisht për këtë, thotë se po bëhet analiza se përse humbën në zgjedhjet vendore.

Emri i Metës në fletën e votimit u vendos për shkak se Sali Berisha hyri në këto zgjedhje pa logon dhe vulën zyrtarë të Partisë Demokratike, kjo e gjitha për shkak se gjykata i dha vulën Enkelejd Alibeajt.

Të fundit

“Koha për të vrarë” dhe koha përballë/ “E keqja e madhe” ka një emër: Sali Berisha

Fatmir Zanaj Opinioni publik është njohur disi me librin e Aredin Shytit “Përballë së keqes”, publikuar nga botimet “Naimi”. Çdo...

Rama në Abu Dhabi, marrëveshje me Emiratet për bujqësinë dhe financat

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Sesionin plenar me temë “Fuqizimi i Progresit të Qëndrueshëm”, dhe më pas në ceremoninë e nënshkrimit të...

A mund të ndalojë Elon Musk mbylljen e TikTok në SHBA?

Zyrtarët kinezë raportohet se po konsiderojnë shitjen e TikTok në SHBA te miliarderi i teknologjisë dhe pronari i X, Elon Musk, nëse aplikacioni i...

Shpërndanin kanabis në doza, përfundojnë në pranga 3 të rinjtë në Kamëz

Një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza është goditur në Kamëz ditën e sotme. Shtetasit E. H., 25 vjeç, I. H., 25...

Prezantohet prefekti i ri i qarkut të Vlorës, i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes

Plator Nesturi, prefekti i ri i qarkut të Vlorës, është prezantuar mesditën e kësaj të marte në Prefekturën e Qarkut. Ka qenë Ministri i Mbrojtjes...

Lajme të tjera

Web TV