Mblidhet Kryesia e PD/ Berisha: Ne nuk e mbrojmë votën me armë e dhunë por me dinjitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha ka mbledhur kryesinë e Rithemelimit. Në fjalën e tij tha se synimi është të mbrojnë votën me dinjitet dhe rregulla, jo me armë e dhunë.

“Mbi qëndrimet aktuale ndaj zhvillimeve post elektorale në vend. Në krye të radhës unë kam qenë i bindur se detyra më parësore, më kryesore e PD është mbrojtja e votës së shqiptarëve dhe misioni i saj themelor.
Zotimi solemn e i përsëritur i yni në mënyrë konstante duke qartësuar se mbrojtjen e votës PD nuk e nënkupton mbrojtje me armë, me dhunë.
PD me mbrojtjen e votës nënkupton sot dhe për sa kohë do jetë forcë demokratike me dinjitet dhe rregulla për të nxitur votimin për ta inkurajuar dhe për të mbikëqyrur çdo lloj dhunimi, cënimi në procesin e votimit dhe për të marrë qëndrimet përkatëse në varësi të tyre.

Pas rezultatit tashmë të njohur, kandidatët, kryetarët e degëve, ju që jeni këtu jeni angazhuar pikërisht në këtë proces.

Jemi angazhuar dhe e konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme, themelore sepse ky proces solli më shumë se kurrë në historinë e një vendi krim në pushtet.

Ky është prcoesi i parë në 32 vite, i cili nis me deklaratën e kryeministrit se kodi elektoral është kinezëri për të.

Nisur nga ky koncept që e shpalli nga zyra e tij në kryeministri vetëkuptohet që zgjedhjet do të ishin proces pa asnjë garanci ligjore”, tha Berisha.

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV