Votuan më shumë se një herë në zgjedhje/ Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 10 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 10 persona, pasi votuan më shumë se një herë në zgjedhjet e 6 marsit.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM SHKODËR

Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 10 persona  për veprat penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” e kryer në bashkëpunim. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në përfundim të hetimit të procedimit penal nr. 04, të filluar më 09.01.2023, dërgoi në gjyq shtetasin E.D., për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 327/a/1-25 të K.Penal. Po kështu, kjo prokurori dërgoi në gjyq edhe shtetasit N.B., G.B., K.T., A.SH., A.M., R.M., D.Ll., të akuzuar për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 327/a/2-25 të K.Penal dhe shtetasit A.Y., dhe F.B, të akuzuar se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, të parashikuar nga neni 327/a/1 të K.Penal.

Veprat u konsumuan në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për disa njësi të qeverisjes vendore të datës 06.03.2022.
Nga hetimet për këtë procedim penal, është provuar se ka tre raste të votimit të dyfishtë. Shtetasi E. D., ka votuar për vete dhe për shtetasen B.Q., ndërsa shtetasit A.Y., dhe F. B., kanë votuar dy herë në dy qendra të ndryshme si votues në qendrën e parë dhe si anëtarë të komisionit në qendrën e dytë.

Ndërsa shtetasit N.B, G.B., K.T., R.M., A.M., D. Ll dhe A. Sh., kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 327/a/2 e 25 i K.Penal, duke lejuar me dashje shtetasin E.D., që të votojë me dokumentin e shtetases B.Q.

Lexo edhe :  Ndotja e ajrit, rriten gjobat me 30%! Çfarë parashikon drafti i ri i qeverisë

Nga ana objektive vepra penale është realizuar nga të pandehurit me veprime dhe mosveprime duke lejuar persona për të votuar më shumë së një herë, votimin nga persona pa u paidentifikuar, mosmbajtjen e dokumentacionit zgjedhur sipas kërkesave ligjore duke sjellë si pasojë cenimin dhe manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në qendrën e votimit.

Të fundit

Çfarë fiton Shqipëria duke ndihmuar Kievin? Rama: E bëjmë për veten, ndihemi të kërcënuar

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët për media me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky se Shqipëria...

Rama: Lufta e Rusisë është kërcënim ekzistencial ndaj të ardhmes

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën deri në fitoren e luftës brenda mundësive të veta.Në konferencën e përbashkët...

Çfarë ndodhi? Romeo Veshaj bën deklaratën e papritur: Jam gati të bëj valixhet…

Romeo Veshaj është shprehur mbrëmë se është gati të marrë valixhet dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP 3”. Këtë e tha...

A do dërgojë NATO trupa në Ukrainë? ja si përgjigjet presidenti Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, i pyetur nga gazetarët në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka folur në lidhje me mundësinë...

Rama: Presim të jemi me ju në ditën kur Ukraina do të marrë frymë lirisht

Kryeministri Edi Rama pas Samitit Ukrainë – Evropa Juglindore: Lufta ndalet, duke ndalur agresorit. Ukraina meriton të mbështetet dhe të ndihmohet me të gjitha mjetet...

Lajme të tjera

Web TV