Arrestohet në Janinë një bandit i rrezikshëm shqiptar pas një ndjekjeje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oficerët e sigurimit të Janinës arrestuan një bandit të rrezikshëm shqiptar pas një ndjekjeje aventureske mbrëmjen e së hënës.

Gjithçka ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit të ndalojë në zonën e Eleuzës së Janinës.

Ai, megjithatë, nuk iu bind por përkundrazi hodhi gazin.

Gjatë ndjekjes, mjeti, i cili nuk ka mundur të ndalojë me sinjalin e policisë, ka përplasur tre automjete, ka ngecur në semafor dhe më në fund është ndalur kur ka përplasur një bordurë dhe ka shpërthyer një gomë, duke shkaktuar hapjen e airbagëve.

Më pas policia ka gjetur rastin dhe ka arrestuar drejtuesin dhe dy pasagjerët e tjerë të mjetit.

Sipas ERT, nga hetimet rezultoi se një nga tre të arrestuarit ishte 24-vjeçari shqiptar LAERT HAXHIU, i cili kërkohet nga policia shqiptare si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është akuzuar për vrasje dhe tentativë vrasje në Shqipëri.

Madje, ndaj tij ishte shpallur “njoftimi i kuq” i kërkuar nga Interpoli.

Sipas të njëjtave informacione, drejtuesi i mjetit që erdhi nga Athina për të marrë banditin e rrezikshëm dhe një person tjetër nga një pikë e paruajtur kufitare, kishte angazhuar autoritetet policore edhe në vitin 2021, kur mbeti i plagosur nga të shtënat me armë drejt pronarit të një pikë karburanti në Tebë dy vjet më parë.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV