Ditën e sotme senatorët amerikanë do të vizitojnë Tiranën, Kim del me mesazhin e koduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të një turi rajonal, senatorët e SHBA Chris Murphy dhe Gary Peters vizituan ditën e sotme Shqipërinë.

Ata zhvilluan takime me presidentin, Bajram Begaj dhe me kryeministrin Edi Rama e në këto takime ishin të shoqëruar nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Kim ka reaguar së fundmi në lidhje me këtë vizitë të senatorëve ku ka cituar Murphy, i cili më parë reagoi në Twitter duke shkruar se SHBA nuk ka mik të mirë në botë se Shqipëria, ndërsa vetë im shton së bashkëpunimi mes vendeve është më i rëndësishëm se kurrë.

“Është kënaqësi të kesh senatorë Chris Murphy dhe Gary Peters në Shqipëri për të forcuar marrëdhëniet amerikane me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

Siç tha senatori Murphy, “SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria”.

Si aleatë të NATO-s dhe anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, bashkëpunimi ynë për çështjet rajonale dhe globale nga mbështetja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, te refuzimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, te largimi i miqve afganë nga rreziku, te forcimi i mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike, është më e rëndësishme se kurrë”, shkroi Kim.

Të fundit

Ngushtica e Hormuzit: 3 kilometrat më të ndjeshme të ekonomisë botërore

Ngushtica e Hormuzit ka një gjerësi prej 33 kilometrash në pikën e saj më të ngushtë, midis Gadishullit Arabik...

Mira Murati siguron fonde prej 2 mld eurosh për start-up-in e saj të ri në ‘IA’

Shqiptarja Mira Murati, ish-drejtuese në OpenAI, ka tërhequr vëmendjen e botës së teknologjisë pas suksesit të start-up-it të saj të ri në fushën e...

Izraeli dhe Palestina: Një përmbledhje e historisë së një konflikti të pazgjidhur

Për më shumë se një shekull, Izraeli dhe Palestina kanë qenë në qendër të një konflikti të ashpër mbi të drejtën për të jetuar...

Kuvendi lançon portalin E-Legjislacioni/ Një hap drejt një procesi modern ligjvënës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjatë fjalës në ceremoninë e lançimit të portalit E-Legjislacioni, e cilësoi platformën si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit...

“Rrezikojmë luftë botërore”/ Këshilli i Sigurimit i OKB i tërheq vërejtje SHBA pas sulmit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një takim urgjent pasi SHBA-të kryen një sulm me bomba në centralet bërthamore të Iranit. Të...

Lajme të tjera

Web TV