Plas grushti në parlament/ Ministrat dhe deputetët rrihen për një pankartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grushte, shqelma, shkulje flokësh: Nuk mungoi asgjë në sherrin që shpërtheu në parlamentin bolivian mes ligjvënësve të partisë në pushtet dhe deputetëve opozitarë, duke bërë që e gjithë skena të pushtonte vëmendjen e mediave botërore.

Përplasjet e dhunshme ndodhën gjatë prezantimit të një raporti mbi arrestimin në muajin dhjetor të guvernatorit të rajonit Santa Cruz, Luis Fernando Camacho, një figurë e rëndësishëm opozitare në vend.

Teksa mbrojti ligjshmërinë e arrestimit, ministri i Brendshëm Eduardo del Castillo, kritikoi partinë e Camachos, Creemos duke i përshkruar pjesëtarët e saj si “radikalë, hajdutë, e grupe të dhunshme që zbrazën portofolët e bolivianëve të thjeshtë.

Në kohën që ai fliste, një grup deputetësh të opozitës shpalosën në pankartë me mesazhin “nuk ka demokraci me të burgosur politikë”, dhe një foto ku Del Castillo përshkruhej si “ministri i terrorit”. Ligjvënës të krahut tjetër u hodhën t`ia shkulnin pankartën nga duart, e aty nisi sherri, të cilin u përfshinë edhe ligjvënësve femra.

Rrahja zgjati për disa minuta, me disa të lënduar por fatmirësisht, pa plagë serioze. Zëvendës presidenti, David Choquehuanca, njoftoi se do t`i thërrasë të dy blloqet politike për t`i kërkuar të shmangin incidente të tilla kaq të rënda në të ardhmen.

Episodi i fundit nxori edhe një herë në pah polarizimin e thellë që ekziston në këtë vend, ku opozita pretendon se po mbahen prapa hekurave rreth 180 të burgosur politikë, nën akuzën e qeverisë majtiste se mbështetën një grusht shteti kundër ish presidentit Evo Morales në vitin 2019.

Të fundit

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e...

Nga niveli i rrezatimit te stresi, ja pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës

Pasojat e përdorimit afatgjatë të teknologjisë moderne mund të mos dihen për një kohë të gjatë, pasi nevojiten kërkime afatgjata. Sidoqoftë, ajo që dimë tani...

Jeni gjithnjë të uritur? Fajësoni horoskopin, ja 4 shenjat më llupëse

Nuk është mister që forcat kozmike kanë një ndikim në marrëdhënien e shenjave të horoskopit me tryezën. Jupiteri simbolizon lidhjen me ushqimin. Ata që janë...

Meta po stërvitet që të bëhet gati për burg

Kohët e fundit Ilir Meta mëngjes për mëngjes poston në rrjete sociale video nga aktivitetet fizike që bën. Namir Lapardhaja thotë se me këto...

Gazetari zbulon shumën marramendëse. Kjo është pasuria e Monika Kryemadhit!

Gazetari Adriatik Doçi foli për Ilir Metën dhe Kryemadhin, për çështjet gjyqësore që janë hapur ndaj tyre në SPAK, një prej të cilave është...

Lajme të tjera

Web TV