Rama jep lajmin/ Brenda dy javësh krijohet Task Forcë për regjistrimin e tokave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria do të ngrejë një Task Forcë që do të merret me regjistrimin e tokave bujqësore, që janë në përdorim nga fermerët pa qenë të pajisur me AMTP.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama. Gjatë turit të falenderimit, kreu i qeverisë tha se kjo Task Forcë do të krijohet brenda dy javësh.

“Po flisnim qëparë për një çështje shumë të nxehtë që është e pranishme kryesisht në zonat e veriut, që ka të bëjë me pronën dhe që ka të bëjë me tokën në fshat ku njerëzit nuk kanë probleme me njeri-tjetrin dhe ku ligji 7501 i ka penguar që të bëhen pronarë sepse ligji 7501 i fuste në sherr, ndërkohë që ata s’kanë sherr. U bë gjithë ajo punë. Thoshin të gjithë: nuk bëhet. Unë e di sesa mbledhje dhe sesa juristë janë përzier me këtë punë derisa bëmë ligjin që e krijon këtë mundësi, që njerëzit të bëhen pronarë të tokës së tyre me letra në bazë të dakordësisë që kanë me njeri-tjetrin dhe ka plot, ju e dini shumë mirë, ka plot zona ku nuk kanë sherr ata me njeri-tjetrin. Tropoja, një pjesë e madhe fare e territorit rural është kështu. Kukësi ka plot zona dhe s’kanë sherr me njëri-tjetrin.

Thjesht duhet që ne të rrisim kapacitetet. Sot kemi marrë një hap të parë dhe besoj brenda 2 javësh në qeveri do kalojmë një vendim për të kaluar një task-forcë, e cila do merret me këtë punë e besoj do jetë një task forcë e kryeministrisë për të ndihmuar bashkitë e Kukësit, të Tropojës, të Shkodrës, të Malësisë së Madhe, për një pjesë të territorit që kanë dhe bashki të tjera, që kanë këto probleme, në mënyrë që të ecim shumë më shpejt me regjistrimin e këtyre tokave sepse kjo do të thotë që ata njerëz që i kanë tokat, që i punojnë tokat por që në mungesë të titullit të pronësisë nuk marrin dot një subvencion, nuk marrin dot një grant, nuk marrin dot një kredi, nuk bëjnë dot as një transaksion, as nuk e shesin dot, as të kenë mundësi të hyjnë në këtë, e kjo të bëjë të mundur që investime të tjera nga emigracioni, të vijnë këtu”, deklaroi Rama.

Të fundit

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Lajme të tjera

Web TV