Rezultati i zgjedhjeve/ Alibeaj: Berisha dhe Meta politikë e vjetër, s’kanë çfarë ofrojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Politikë e vjetër” i ka quajtur nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj kreun e PL-së, Ilir Meta dhe ish-kryedemokratin Sali Berisha.

Në një intervistë në emisionin “Publikisht” në RTSH, Alibeaj tha se Berisha dhe Meta nuk kanë se çfarë i ofrojnë më shqiptarëve, teksa i akuzoi ata se kanë vendosur interesat personale mbi ato të qytetarëve.

Politika e vjetër nuk ka çfarë t’i japi më shqiptarëve, Sali Berisha dhe Meta. Nuk ofron më kjo mënyrë e të bërit politikë, nuk prek më telat e shqiptarëve, janë njerëz që përkundër interesave të publikut kanë vendosur interesat e tyre. Ishte shumë e dukshme ajo çfarë ndodhi. Edi Rama nuk bën zgjedhje sa kohë që përdor administratën, bandat dhe krimin”, tha Alibeaj.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” fitoi në vetëm 7 bashki në zgjedhjet vendore të 14 majit, duke humbur edhe bastionin historik, Shkodrën, që u fitua nga PS. Kandidatët socialistë korrën fitore edhe në 52 bashki të tjera.

Të fundit

FOTO/ Çfarë ka ndodhur? Jetmir Salaj në zi, humb personin e afërm

"Zoti merr pranë vetes gjithmonë më të mirët"– kështu shkruan Jetmir Salaj në ‘instastory’ bashkangjitur me një foto me...

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur. Shkencëtarë në Australi kanë hapur një debat...

Kryeqyteti më i mirë i Evropës për të qenë turist në 2024

Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u vizituar si turist është Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë ka qenë një destinacion magjepsës prej kohësh,...

Shumë pranë nesh, cili është qyteti i shpallur me aromën më të mirë në botë

Mund të tingëllojë pak e çuditshme, por nëse keni pyetur ndonjëherë se cili qytet ka aromë më të mirë, ne kemi përgjigjen. Kompania britanike HAIPP ka...

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

Nga Ylli Pata Ka shumë pikëpyetje, por ajo që vjen si e dhënë nga territor, është se mjaft nga qytetarët që votuan Benet Becin ishin...

Lajme të tjera

Web TV