Alibeaj, ish-kryetari i komanduar që i hap rrugë kryetarin që e komandoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menjëherë pas humbjes në zgjedhjet lokale dhe rezultatit shumë të dobët, kryetari në detyrë i PD-së zyrtare Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen dhe u shpreh se i duhet hapur rruga zgjedhjeve të reja brenda partisë.

Dje ai ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të Bashës, duke u shprehur pro rikandidimit të tij.

Largimi i kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj duket se është një derë e hapur për rikthimin e kryetarit “të dytë” në Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ky i fundit, i cili u largua sepse nuk donte të përballej me Sali Berishën, duket se ka marrë bekimin e dikujt që sot kthehet në gjysmën e PD si drejtues i saj. Ende nuk dihet kthimi i tij, por rrjedhja e ngjarjeve tregon se Basha kërkon të marrë fragmentin e PD-së.

Por a është e drejtë që në Partinë Demokratike të ikin e të rikthehen sa herë të duan persona të cilët nuk i kanë shërbyer partisë në fitoren e saj? Kjo është në dorë të aq demokratëve që mbështesin Lulzim Bashën.

Megjithatë rikthimi i tij shihet i mundshëm edhe nga takimet që Basha ka filluar ti aktivizojë. Ai nuk ishte i pranishëm në media gjatë zgjedhjeve të 14 Majit, por dje e pamë të shfaqet në takim me të rinjtë, çka tregon një hap drejt derës së partisë Demokratike. Basha ka organizuar një takim me të rinjtë për herë të parë pas më shumë se 1 viti që prej se kur u dorëhoq nga kreu i Partisë Demokratike.

Në qendër të diskutimeve ka qenë pjesëmarrja e ulët e të rinjve në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai drejtoi pyetje ndaj të rinjve të pranishëm sa i takon pjesëmarrjes së ulët. Njëri prej të rinjve të pranishëm teksa mori fjalën, iu drejtua Bashës me fjalën ‘kryetar’.

Ky i fundit reagoi duke thënë se ka dhënë dorëheqjen dhe shtoi se ende nuk ka nisur fushata për zgjedhje në PD, duke nënkuptuar mundësinë e kandidimit të tij për kreun e partisë. Një rikthim i mundshëm i Bashës, nuk është mohuar as nga kryetari që sapo dorëzoi partinë Enkelejd Alibeaj.

Në një prononcim për median, ai tha se është i lirë të kandidojë kush të dojë. “Çdokush ka të drejtë të kandidojë, në një parti që është vërtet demokratike. Këtë e vlerëson vetëm anëtarësia me votim të rregullt, të ndershëm”, është shprehur ish-kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj kur u pyet nga gazetarët nëse do të kandidojë Lulzim Basha për kreun e ri të të djathtëve.

Lexo edhe :  Sulmi terrorist në Ankara/ Reagon Begaj: Akte të tilla, qasje të një bote të vjetëruar

Deklaratat, Alibeaj i bëri pas mbledhjes së Kryesisë, pasditen e së mërkurës. Kujtojmë se Partia Demokratike zyrtare është aktualisht pa një kryetar, qoftë edhe të komanduar pasi Alibeaj bëri të ditur pas zgjedhjeve të 14 majit, se do të linte postim e kreut të PD-së dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Aktualisht, Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike e drejton Gazment Bardhi, i cili është edhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë. Ndërkohë, përpos Alibeajt, ka pasur deputetë si Saimir Korreshi që kanë deklaruar se Basha, Berisha dhe vetë Alibeaj nuk duhet të kandidojnë më për të drejtuar të djathtët, pasi “ata nuk kanë çfarë të ofrojnë më për ta çuar partinë drejt fitores.”

Reagimi i Tabakut

Deputetja Jorida Tabaku pak pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, tregoi detaje nga diskutimet mes demokratëve. Gjatë fjalës së saj para mediave, Tabaku tha se do të duhet ende kohë për të analizuar situatën dhe për të dalë nga kjo krizë.

Sipas Tabakut rezultati i 14 majit ishte humbja më e madhe e PD në këto vite, ndërsa shtoi se demokratët nuk duhet të kthehen te gabimet e së shkuarës. “Pati diskutime për seancën e nesërme.

Ne nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Diskutimet lidheshin dhe për situatën që po ndodh në PD.

Kemi vendime për të marrë, opozita shqiptare në 14 maj ka pësuar humbje të madhe, nga më të mëdhatë. Kemi nevojë që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Kemi nevoje për të nisur një tur dëgjesash, reflektimi për të kuptuar se si mund të ringrihemi.

Unë jam duke u konsultuar me anëtarët. E rëndësishme është që mos të përsëriten gabimet e së shkuarës, pa u nxituar. U detyrohemi këtë demokratëve edhe shqiptarëve”, tha Tabaku.

Të fundit

Nga ndeshja Shqipëri-Çeki te drejtësia/ Astrologia bën parashikimin tronditës

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up” për të...

Habit inxhinieri: E dashuroj një grua virtuale, spikere lajmesh po e po

Inxhinieri Biomjekësor, Ermand Mertenika thë se ai do e dashuronte një grua sintetike. Duke diskutuar për spikeren më të re të lajmeve në Euronews Albania,...

Greqia mbyll Stadiumin Olimpik, impianti ka probleme me çatinë

Autoritetet greke kanë mbyllur stadiumin më të madh sportiv të vendit për shkak të pasigurisë së çatisë prej çeliku. Impianti u ndërtua për Lojërat...

Merimangat e politikës

Nga Artur Ajazi Politika në Shqipëri, është tjerrur keqas për mbi 32 vjet në skuta të errëra, aq sa do të duhen edhe 3 dekada...

Kryeministri japonez: Ndalimi i martesave brenda të njëjtit s*ks nuk është diskriminim

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida është kritikuar pasi tha se ndalimi i martesa brenda të njëjtit seks nuk është diskriminim. Javë më parë, ai i...

Lajme të tjera

Web TV