Ati dhe biri politik ndajnë “pronën” PD, 80 me 20 për qind

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PD-ja përfundon në “rrethrrotullim”, duke u varur nga vetëm dy emra; Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ditën e djeshme, ish-kryedemokrati Lulzim Basha u shfaq në publik dhe foli për të ardhmen e PD-së zyrtare, duke lënë të kuptohej qartë se tashmë ishte rikthyer dhe se po bëhej gati të rimerrte “pjesën e PD-së” së mbetur.

Zgjedhjet lokale ndanë edhe më shumë PD-në, duke lënë partinë e vulës së grupimit “Basha” me humbje të thellë dhe me Berishën po me humbje të thellë ndaj mazhorancës.

Ndërsa harta e zgjedhjeve lokale është ngjyrosur frikshëm nga nuancat rozë, PD-ja vijon të mbetet edhe më e përçarë dhe mbi të gjitha rikthen kryetarët e saj. Të dy si Berisha edhe Basha kanë njohur humbje, por që të dy nuk e lëshojnë kryetarllëkun.

Priti vetëm çasti pasi një rikthim i mundshëm i Lulzim Bashës ishte mëse i pritshëm. Pas një viti pushim të gjatë, ish-kreu i PD-së Lulazim Basha është rikthyer në jetën aktive politike.

Aktive për Bashën mund të quhet edhe një takim jo më shumë se 40 minuta me disa të rinj të PD-së zyrtare e cila në zgjedhjet e 14 majit shënoi një humbje të thellë. Befas si “shpëtimtar” i saj është rishfaqur sërish Basha.

Nga ana tjetër Berisha as që ka ndërmend të marrë përgjegjësinë personale për humbjen e thellë në zgjedhjet lokale, duke u kapur fort pas karriges së kryetarit, ndonëse nuk ka as vulë e as logo.

Të dy, si ati Berishë, ashtu edhe biri politik Bashë tashmë ndanë pronën dhe në bazë të rezultatit duket sikur edhe ndarja e “pasurisë” (vota mbështetje), shkon 80 % për Berishën dhe 20 për Bashën. Në këtë pikë duket se po aplikohet “ligji 7501”, një ndarje prone e copëzuar në bazë fryme…

Basha duket pas një viti heshtje

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha priti vetëm dhjetë ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale për tu rikthyer, me shpresën se humbja e “atit politik” është fitore për të. Ai ka folur për tërheqjen e tij nga politika si dhe për agjendën që do të ketë në vijim.

Duke folur për tërheqjen e tij nga politika aktive e vendit apo nga debatet për drejtimin e PD-së, Lulzim Basha u shpreh se vendimi i tij para një viti u mor për të mos përçarë demokratët dhe për t’i dhënë një mundësi bashkimit të tyre.

Ai tha se gjatë kohës që kishte analizuar debatet politike në vend kishte vënë re se kishte pasur një rënie të nivelit dhe se nuk kishte përplasje idesh apo alternativash por vetëm ‘tallava’. “Mund t’iu kujtohet që tërheqja para një viti u bë për një interes të madh. Për të mos përçarë demokratët dhe për t’i dhënë një mundësi bashkimit të tyre.

Nuk kam hequr dorë kurrë nga përgjegjësia për të mos lënë njerëzit në mes të rrugës dhe atyre që më kanë qëndruar në krah. Vendimi që kam marrë për të mos influencuar rrjedhën e ngjarjeve nuk do të thotë se jam stakuar nga interesi për këtë vend dhe PD-në. Kjo tërheqje më shërbeu për të parë te vetja ime dhe sa kohë e energji i kam dedikuar luftës që bëjmë me njëri-tjetrin dhe halleve të njerëzve.

Lexo edhe :  “Rezultati do ishte kthyer nëse...”/ Këlliçi zbulon çfarë ndikoi në humbjen e zgjedhjeve

Kam dalë me një konkluzion se raporti duhet përmbysur. Politika nuk mund të jetë Big Brother. Niveli i debatit politik ka rënë masivisht, e kanë ulur me qëllim.

Çfarë mund të debatosh me dikë që vendos tallava, apo me dikë që vetëm shpif shan e sulmon. Ftesa ime e parë është të ndryshojmë kulturën tonë politike. Mos të besojmë fjalët por veprat. Dua të më besoni se jam serioz për këtë platformë”, u shpreh ai.

Akuzat e Berishës

Akuzat e Berishës ndaj tij prej më shumë se një viti, Lulzim Basha i konsideroi si të njëjtat me ato të kryeministrit Edi Rama dhe shtoi se nuk u ishte përgjigjur për të mos thelluar plagët brenda Partisë Demokratike.

“Nuk kam heshtur se nuk kisha çfarë të thoja, për sulmet apo për personin në fjalë. Por kam zgjedhur të hesht i vetëdijshëm për plagët që shkaktonte cdo sulm i tij tek demokratët.

Çfarëdo të thoja, vetëm do i thellonte këto plagë sepse në fund të fundit nuk kanë buruar vetëm nga ai, kanë qenë sulme që për vite me rradhë janë bërë nga Edi Rama”- shtoi ish kryedemokrati. Lulzim Basha është rikthyer në skenën politike aktive, me 3 propozime të cilat sipas tij janë emergjencë kombëtare për t’u rikthyer besimin qytetarëve tek politika. Basha tha se duhet të ketë lista të hapura për kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët, vetting për politikanët dhe kufizimi i mandateve për qeveritë.

“Ftesa ime sot është mos t’u besojmë qytetarëve por përmes listave të hapura t’u besojmë qytetarëve. Të ndalim së besuari politikanëve dhe të marrim besimin në duart tona si qytetarë. Listat e hapura 100%. Kam edhe dy propozime të tjera. Keni dëgjuar për akuzat dhe sulmet e përditshme që politikanët hedhin ndaj njëri tjetrit.

Duhet vettingu i politikanëve, boll më me sharje nga mëngjesi deri në darkë. Secili që merr përsipër barrën e shërbimit publik duhet të jetë i hapur për hetim të aseteve personale. Vettingu i politikës është emergjencë kombëtare.

Asnjë kryeministër që nuk mund të arrijë premtimet e dhëna në 2 mandate, nuk mund t’i bëjë ata për një mandat të tretë.

Pra kufizimi i mandateve është i domosdoshëm. Gjithashtu edhe vota e emigrantëve , rreth 45% e bashkëatdhetarëve tanë nuk ndodhen sot në vend, janë larguar në mënyrë masive por nuk kanë të drejtën të shprehen me votë. Është vendim i GJK-së, duhet zbatuar”, u shpreh Basha.

Të fundit

Baballarët e kombit shqiptar dhe baballarët e shtetit të Kosovës, përballë Albin Kurti

Nga Mero Baze Ka një keqkuptim të madh, por dhe të qëllimshëm, në referimin në histori që nacionalkomunistët e Kosovës...

Shkrirja e ASA-s/ Ankohet Gjinushi: Paguhem 300 mijë lekë të vjetra në muaj

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka deklaruar se në këtë institucion nuk merr rroga. I ftuar në studion e Panorama TV, Gjinushi...

Lirimi i Tahirit/ Reagon Rama: Duhet të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë

Një reagim për lirimin nga qelia të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama. Në takimin falenderues që po...

Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta aktorja shumë e dashur për publikun (EMRI+FOTO)

Në moshën 84-vjeçare dhe pak ditë para se të festonte ditëlindjen, sot ndërroi jetë aktorja Nonika Galinea, e cila për shumë dekada i shërbeu...

A do të ketë fashë të energjisë gjatë vjeshtës? Ja si përgjigjet eksperti i ekonomisë

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli foli në lidhje me mundësinë për të pasur fashë energjie këtë vit. I ftuar në Euroneës Albania, ai theksoi se...

Lajme të tjera

Web TV