Bardhi kryetar i grupit të PD/ Reagon Shehu: Qesharake, u zgjodh me 18 vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në nisje të seancën plenare, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka njohur zyrtarisht si kryetar të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhin pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt.

Ndërkohë, këtë gjë e ka kundërshtuar deputeti tjetër demokrat Tritan Shehu, pjesë e grupimit të Berishës, i cili e ka konsideruar qesharake këtë fakt duke thënë se Bardhi është zgjedhur me 18 vota.

Tritan Shehu: Ju njoftoni këtu zgjedhjen e dikujt si kryetar i grupit parlamentar të PD me 18 vota që ka marrë.

Grupi parlamentar i PD ka dalë nga zgjedhjet me 2021 anëtarë. Si mundet të legalizohen e të njoftohen këto gjëra zyrtarisht këtu?

E kupton se ku po çojnë këto veprime anti-procedurë, anti-rregullore, anti-demokraci që po realizohen në Parlamentin shqiptar sa kryetari i grupit parlamentar të PD-së votohet me 18 vota dhe zyrtarizohet nga ju këtu.

Turpi i botës kjo, është një turp i paimagjinueshëm sepse ju në këtë mënyrë bashkëpunoni me ata që shkelin rregulloren dhe falsifikojnë të vërtetën e PD brenda saj duke zyrtarizuar ato.

Nuk ka turp më të madh se kjo. Prandaj kërkoj të bllokohen këto veprime dhe të vihet në vend e drejta.

Të fundit

Lajm i MIRË për shqiptarët/ Ambasada gjermane: Nga 1 Janari ata që kanë pasaportë…

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se të gjithë ata që posedojnë pasaporta të Kosovës, duke filluar nga...

“Do luftoj për emrin tim”/ Trump del sot para Gjykatës, ja me çfarë akuzash do përballet

Ish-presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të dalë sot në gjykatë në fillim të një gjyqi për mashtrim civil, në të cilin do...

Shtatë ushqime të dëmshme për mëlçinë që duhet të largoni nga dieta juaj

Mëlçia është një nga organet thelbësore për funksionimin e duhur të trupit tonë. Është përgjegjëse për largimin e toksinave, nxit tretjen e ushqimit të...

U aksidentua për vdekje nga makineria e mishit/Flet shoqja e Lubjanës,ja pse iku në Greqi

Tronditëse ishte vdekja e Lubjana Baçevanit, shqiptares që humbi jetën në vendin e punës në Greqi, ku u aksidentua për vdekje nga makineria e...

Arsyet e tallavasë me “dosjet” e SPAK

Nga Ylli Pata Para disa ditësh, Roberto Saviano, shkrimtari dhe gazetari i njohur italian, trajtoi në emsionin e tij, një temë që e zbërtheu në...

Lajme të tjera

Web TV