Hollywood i jep lamtumirën Mbretëreshës së muzikës Tina Turner

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një trëndafil i kuq dhe një shënim u ngjitën këtë mëngjes në portën e rezidencës zvicerane ku vdiq artistja legjendare Tina Turner: “Mendoj se është mirë që erdha herët sot. Faleminderit dhe lamtumirë Tina. Ju jeni thjesht më e mira”.

“Për shkak se ajo është mbretëresha, mbretëresha e të gjitha grave, unë e dua Tinën,” u shpreh një fanse sllovene 48-vjeçare jashtë rezidencës së saj zvicerane, ndërsa turma me njerëz u rreshtuan gjatë gjithë natës për t’i bërë homazhe në shtëpinë ku këngëtarja ndërroi jetë.

Tina Turner u vendos në Zvicër në vitin 1995 me partnerin e saj, gjermanin Erwin Bach. Në vitin 2013, tre muaj pas martesës së tyre dhe pasi mori nënshtetësinë zvicerane, ajo hoqi dorë nga shtetësia amerikane.

Gruaja shpërthyese, e cila i vuri flakën skenave dhe turmave anembanë botës me një zë unik dhe prani të zjarrtë në skenë që thoshte se kishte frikë të mos plakej, u shpreh për The Guardian në prill se shpresonte të mbahej mend si ‘mbretëresha e rock & roll. Duket se ia doli, pasi të gjithë po e cilësojnë si të tillë edhe pas vdekjes.

Basketbollisti Magic Johnson foli për humbjen e “mbretëreshës legjendare të rokut”, ndërsa Mick Jagger bëri homazhe për një artiste “aq të talentuar”, por edhe “të ngrohtë, me humor dhe bujar”. Ronnie Wood foli për humbjen e “mbretëreshës së rock-ut dhe shpirtit”.

“Fjalët ‘legjendë’, ‘idhull’, ‘diva’ dhe ‘superstar’ shpesh keqpërdoren, megjithatë Tina Turner i mishëron të gjitha dhe shumë të tjera,” tha Mariah Carey.

Gloria Gaynor kujtoi se Tina Turner “hapi rrugën për kaq shumë gra në rock, të zeza apo të bardha”.

Presidenti i SHBA Joe Biden përshëndeti “të vetmen grua që fitoi në kategoritë pop, rock dhe RnB” në Grammy Awards, “një dëshmi e artit, krijimtarisë dhe popullaritetit të saj të madh” me audienca të ndryshme.

Lexo edhe :  Rishfaqet Xhoana Nano, si duket tani gruaja e ish- kryeministrit (FOTO)

“Me vdekjen e Tina Turner, bota ka humbur një ikonë,” tha presidenti i Konfederatës Zvicerane Alain Berchet./

 

Të fundit

Inter mposht Atalantën dhe siguron pjesëmarrjen në Champions në sezonin e ardhshëm

Inter ka siguruar matematikisht kualifikimin në Champions League, pas fitores 3-2 në shtëpi ndaj Atalantës. Skuadra e Inzaghit pozicionohet...

Mbyllet në barazim Strasbourg-PSG, parizienët shpallen kampion të Ligue 1 për herë të 11

PSG fiton për herë të 11-të në histori titullin kampion në Francë. Skuadra pariziene e siguroi matematikisht vendin e parë një javë para fundit...

Tensionet në veri, Sveçla në Leposaviç: Këtu është Republikë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, sot ishte për vizitë në Leposaviç, ku u prit nga kryetari i ri i komunës,...

Ish diplomati amerikan Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes

Ish sekretari amerikan i Shtetit dhe këshilltari presidencial Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes këtë të shtunë, duke kapërcyer për jetëgjatësinë shumë bashkëkohës...

Historike/ Luton Town mposht Coventryn dhe rikthehet në Premier League pas 31 vitesh

Luton Town do të luajë në edicionin e ardhshëm (i 32-ti) në Premier League, pasi mposhti 6-5 në ruletën e penaltive Coventry-n, në finalen...

Lajme të tjera

Web TV