Moti i keq godet pjesën tjetër të Italisë, raportohet për përmbytje dhe një viktimë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 45-vjeçar ka humbur jetën në Itali si pasojë e motit të keq që ka goditur sërish vendin. Ai u godit dhe u vra nga makina e tij që e kishte parkuar në një kodër, teksa po përpiqej ta shpëtonte nga përmbytjet në komunën e Contrada.

Viktima mendohet të ketë qenë duke punuar në një kopsht kur goditën përmbytjet, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në shtëpitë dhe tokat bujqësore në atë zonë, raporton agjencia e lajmeve Ansa.

“Është një tragjedi në një zonë që nuk është e re për këto fenomene dhe që karakterizohet nga cenueshmëria e saj”, tha kryebashkiaku i Contrada, Pasquale De Santis.

Këto ngjarje ndodhën në jug të Italisë, ndërkohë që në krahun tjetër, situata është katastrofike ku 14 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur në zonën e Emilia-Romagna. Zona në veri-lindje të Italisë u shkatërrua nga stuhitë e fuqishme, të cilat sollën përmbytje dhe rrëshqitje të tokës duke bërë që rreth 36 mijë persona të braktisin shtëpitë e tyre.

Shkencëtarët e kanë studiuar situatën e Italisë dhe thonë se ngjarjet ekstreme si valët e të nxehtit, stuhitë e forta, përmbytjet dhe thatësirat po bëhen me të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Të fundit

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion/ Zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me një punonjëse të kësaj ministrie janë arrestuar ditën e...

Përplasen trenat në Indi, 50 të viktima dhe 300 të plagosur

Së paku 50 persona kanë vdekur dhe 300 janë shtruar në spital në Indi, pasi një tren me pasagjerë doli nga shinat dhe u...

Feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç bën Kejvina Kthella

Kejvina Kthella prej vitesh njihej si një nga vajzat më të bukura të showbiz-it, por së fundmi u bë shumë e komentuar në media...

Sopranoja italiane Ana Pirozzi vjen për Master Class në Tiranë, pa pagesë për të rinjtë

Sopranoja e njohur italiane, Ana Pirozzi do të jetë në Tiranë për një master class falas për të rinjtë. Këtë e bëri me dije...

Kur duhet të hamë më shumë mish në dimër apo verë? Ja çfarë thonë mjekët

Kur jashtë është ftohtë dhe temperaturat bien nën zero gradë Celsius, shpesh mund të shërbejë si një instinkt për të kërkuar porcione ushqimi më...

Lajme të tjera

Web TV