Senatori Murphy: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, “duhet të zbatohet shpejt”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Senatori amerikan Chris Murphy, ka thënë të enjten në Beograd se Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, është një hap përpara, për të cilin, duhet të jenë krenare të dyja palët.

Megjithatë, ai ka theksuar se marrëveshja duhet të zbatohet shpejt.

“Ndonjëherë, është më e lehtë të arrihet marrëveshja, sesa të zbatohet”, ka thënë ai.

Murphy ka thënë, po ashtu, se e di që në Beograd, fokusi qëndron te formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, mirëpo, sipas tij, “marrëveshja kërkon që të dyja palët të marrin hapa drejt zbatimit”.

Senatori amerikan ka thënë se çështja e afateve kohore për zbatim të marrëveshjes, duhet të trajtohet nga negociatorët dhe ekspertët, mirëpo beson se duhet vepruar shpejt.

“Nuk mendoj se duhet të kalojë edhe një vit për ta kuptuar si të krijohet Asociacioni, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nuk duhet të kalojë edhe një vit që Serbia t’i përmbushë obligimet, dhe ta lejojë Kosovën që t’iu bashkohet organizatave ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri për Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve, derisa më 18 mars, janë pajtuar për aneksin e zbatimit.

Marrëveshja me 11 nene nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Lexo edhe :  Tensionet në veri/ Tubime në Mal të Zi në mbështetje të serbëve në Kosovë

Komentet për rezultatin e zgjedhjeve në veri të Kosovës

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Murphy ka folur edhe për zgjedhjet në veri të Kosovës, të mbajtura më 23 prill.

Kryetarët e zgjedhur, të gjithë shqiptarë, janë betuar më 19 dhe 25 maj.

Komunat në veri, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviçi dhe Zubin Potoku, janë të banuara me shumicë serbe.

Këto zgjedhje janë bojkotuar nga popullsia serbe dhe nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës janë mbajtur më 23 prill, pas dorëheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Murphy ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, dhe zbatimi i saj, janë shumë të rëndësishme për veriun e Kosovës.

“Mënyra më e shpejtë për t’i zgjidhur këto tensione në komunat me shumicë serbe, sa u përket zgjedhjeve dhe zyrtarëve policorë – është që të dyja palët, Kosova dhe Serbia, ta zbatojnë marrëveshjen”, ka thënë ai.

Murphy është takuar të enjten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren, Ana Bërnabiç.

Murphy, dhe senatori tjetër amerikan, Gary Peters, janë duke realizuar vizita nëpër Ballkanin Perëndimor. Deri më tani, ata i kanë vizituar zyrtarët më të lartë në Prishtinë dhe Podgoricë. /rel/

Të fundit

Elon Musk rikthehet më i fuqishëm se kurrë, shpallet sërish personi më i pasur në botë

Elon Musk, CEO i Tesla, SpaceX dhe Twitter, rifitoi titullin e personit më të pasur në botë, duke tejkaluar...

Moti “ndryshon” stinë/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë verës

Jemi dëshmitarë të një pranvere mjaft jo-stabile dhe me pak rreze diellore në territoret tona, ndërsa trende të ngjashme parashihen edhe javët dhe muajt...

Dënohet me 30 vite burg aktori i njohur/ Ja akuza që rëndon mbi të

Aktori i njohur Danny Masterson, është dënuar me 30 vite burg. Ky i fundit u shpall fajtor për dy akuza për përdhunim, e sipas...

1 Qershori/ Berisha: Dita e më të dashurve tanë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar festën e 1 qershorit me një mesazh në facebook. “Të dashur miq, sot dita e fëmijëve, më...

Talenti 10-vjeçar bëhet pjesë e orkestrës së ushtrisë, performon për 1 qershorin

Në koncertin e Orkestrës së Forcave të Armatosura mbrëmjen e sotme do të ketë një instrumentist të veçantë. Ai është 10 vjeç dhe është vlerësohet si një...

Lajme të tjera

Web TV