Dhuna ndaj arbitrit Kridens Meta, Tirana rrezikon përjashtimin nga Kategoria Superiore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana dhe Bylis barazuan dje 2-2 për javën e 35-të dhe të parafundit në Superligë.

Dueli i zhvilluar në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë pati dhunë në fundin e ndeshjes, teksa pas fërshëllimës së kryesorit Kridens Meta, drejtuesit e Tiranës dhe tifozët bardheblu u futën në fushë dhe dhunuan arbitrat e ndeshjes.

Tanimë e gjithë vëmendja është te Disiplina, me Tiranën si organizatore e ndeshjes që rrezikon shumë.

Në futbollin shqiptar, ndët vite ka disa precedentë në lidhje me raste të ngjashme dhune. 

Në 2014, Bylis dhe presidenti Besnik Kapllanaj u përjashtuan nga gara pas dhunimit të delegatit Besnik Çela.

Në 2019 ishte radha e Kamzës për t’u përjashtuar, teksa kryesori Eldorjan Hamiti rrezikoi jetën në fushë.

Rasti i fundit ishte këtë sezon në Kategorinë e Parë, me Disiplinën që përjashtoi dhe uli një kategori më poshtë Tërbunin, për shkak të dhunës ndaj arbitrave. 

Veç kësaj, edhe humbja në tavolinë e Tiranës nuk përjashtohet.

Të fundit

Viti 2024 është për ju! Këto janë shenjat e horoskopit më me fat për vitin që vjen

Energjia që do të rrezatoni nga jashtë në vitin 2024 do të jetë aq intensive dhe e ndritshme sa...

Çfarë po ndodh sot në Shqipëri?

Nga Spartak Ngjela I. Kur e vjetra kërkon të kthehet në pushtet, shoqërisht kjo është një komedi. Sot në Shqipëri janë dy vjetërsira politike: Enver Hoxha dhe...

BE arrin marrëveshjen historike, Inteligjenca Artificiale do të rregullohet me ligj

Shtetet anëtare të Unionit dhe Parlamenti Evropian kanë arritur një marrëveshje paraprake mbi "Aktin e Inteligjencës Artificiale". Kjo është tentativa e parë në botë për...

Ne socialistët ndajmë suksesin, por përgjegjësitë janë individuale

Nga Elisa Spiropali Shqipëria ka ngut. Ngut për të jetuar. Ngut për të ndryshuar e ndërtuar. Ngut për t’u përmirësuar e për t’u bërë vendi...

“Hapi dyert për 400 mijë njerëz”/ BBC: Kukësi qyteti i parë i nominuar për Nobel

Media prestigjoze thotë se qyteti po përdor historinë dhe mikëpritjen për të joshur turistët Qyteti i Kukësit bëri bujë në mbarë botën kur në vitin...

Lajme të tjera

Web TV