Horoskopi i ditës së premte, 26 maj 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Çdo dëshirë e juaja nuk mund të jetë një urdhër për personat që janë pranë. Kjo është arsyeja pse do të ndiheni keq, kur njerëzit t’iu kthehen kundër ose thjeshtë mos t’iu binden. Nga ana tjetër, nuk mund të jeni ju personi që duhet të jepni sugjerime për gjithçka. Lejojini dhe të tjerët që të shprehen dhe më pas jepni vlerësimin.

Demi

Asgjë nuk është më mirë se ajo që po bëni për familjen tuaj, por marrja e këshillave nuk ju bën aspak keq, përkundrazi, mund të shtojë aktivitetin tuaj në mënyrë pozitive. Ndonjëherë kritikat e vogla fshehin më shumë dobi se sa hidhësi.

Binjakët

Nëse për ju miqësia ka një vlerë të një rëndësie të veçantë, atëherë do të thotë se jeni në kohë për të rikuperuar raporte që i keni lënë disi pas dore. Jeni persona të ndershëm, të sinqertë, por edhe shumë bujarë, por ndonjëherë nuk u jepni rëndësinë e duhur personave që duan t’iu rrinë pranë. Gjatë kësaj të premte, duhet t’iu jepni atyre një motivim.

Gaforrja

Keni në dispozicion një ditë të tërë për të plotësuar mangësitë tuaja, private pse profesionale. Nëse përdorni justifikime të pavenda, do e fusni veten në telashe. Herët apo vonë duhet t’ia nisni nga diku. Nëse keni akumuluar shumë gjëra gjatë kësaj kohe, do të thotë se keni qenë shumë të hutuar dhe aspak të respektuar, në çdo sferë të jetës. Duhet ta doni më shumë jetën, dhe të doni më shumë edhe personat që ju rrethojnë.

Luani

Nëse doni që vërtetë të shënoni një kthesë të rëndësishme ndaj gjithë sa ju rrethojnë, atëherë duhet të angazhoheni shumë më shumë, sidomos në gjërat personale. Ajo që ju mungon, nuk është realizimi privat apo profesional, por ai social. Vuani nga mungesa e shoqërisë dhe kjo gjë ju penalizon, duke ndikuar negativisht në humorin tuaj.

Virgjëresha

Keni shumë gjëra me të cilat duhet të përballeni gjatë kësaj dite, sidomos ato që kanë të bëjnë me familjen tuaj. Ka një ngadalësim lidhur me një projekt ose lidhjen me partnerin/en, kështu që bëni kujdes ndaj disa zhvillimeve. Mund të merrni mbështetjen e miqve tuaj të afërt, vetëm nëse u hapeni me gjithë zemër për problemet që keni. Mos keni asnjë siklet për të folur lirshëm, pasi do të ndiheni më mirë.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 26 Mars 2024

Peshorja

Jeni me kokën mbi re. Nëse jeni në shoqërinë e një personi që doni, do mendoni për punën dhe nëse jeni në punë do mendoni për çështjet e zemrës. Kjo e premte nuk do shkojë shumë mirë, për shkak se do të zbuloheni. Ndoshta është momenti që të pranoni vështirësitë tuaja, në vend që të shtireni në një raport. Në vijim do të kuptoni më mirë se si të silleni.

Akrepi

Keni disa vështirësi të vogla të cilat duhet t’i lini mënjanë këto ditë, në mënyrë që të fokusoheni më shumë tek puna dhe çështjet më me rëndësi. Gjithsesi do të keni ide të shkëlqyera, të cilat meritojnë të zhvillohen dhe jo vetëm sepse keni nevojë për të tjerët, por pikërisht për të stërvitur mendjen tuaj për t’u marrë me gjëra më kreative.

Shigjetari

Punët tuaja më të mira i keni kryer, në momentin që jeni përballur me nevojat e personave që kishit përballë. Nuk është shumë e zgjuar që të sfidoni fatin. Do të keni disa vështirësi që të lini mënjanë mëritë, por do bënit mirë të zbuteshit.

Bricjapi

Është momenti për t’u treguar pak më shumë të vendosur lidhur me një çështje pune. Nëse mendoni se ka nevojë që të ndërhyni në disa çështje, bëjeni pa u menduar gjatë. Nuk mund ta humbni këtë lloj mundësie, pasi ndodh shumë rrallë. Vendosmëria juaj, duhet të ecë paralel me veprimet tuaja, pasi në të kundërt do të jeni të dështuar ende pa nisur.

Ujori

Humori juaj do të jetë i luhatur gjatë kësaj dite, çka mund të bëjë që t’iu largohen persona të rëndësishëm për ju dhe për qetësinë tuaj. Ndoshta një fjalë e ëmbël, edhe e sforcuar, duhet përdorur në mënyrë të tillë që të garantoni raporte më të qëndrueshme, pasi në të kundërt rrezikoni që të humbni shumë.

Peshqit

Keni lënë në mes një çështje, kështu që është momenti për ta përfunduar atë. Deri sa ta bëni, nuk do mund të merrni një rezultat të mirë. Mundohuni të këshilloheni me persona të tjerë që ju janë pranë, për të pasur një panoramë më të qartë, por në fund duhet t’ia dilni vetë.

Të fundit

Detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës/ Arma u ble 1 ditë para krimit, tjetër person..

Rreth një muaj më parë, opinioni publik u shokua nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shënavlash të...

Porositi ekzekutimin e ish-bashkëshortes, jepet pretenca për avokatin Alban Bengasi

Prokuroria ka kërkuar këtë të enjte 6 vite e 6 muaj burg për avokatin Alban Bengasi i cili akuzohet se ka porositur eliminimin e...

Gazetarja Anduena Llabani: Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit

Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të bëhen nga persona...

“Listat e kandidatëve, në mars”, Basha gënjen sërish, nuk nxori asnjë emër

“Dhe brenda 31 marsit, 140 kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike gati për procesin zgjedhor, në çdo moment”, zotohej Basha. Shumë ndoshta prisnin që të...

Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë/ SPAK me njoftim zyrtar, ja për çfarë akuzohen

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet lidhur me procedimin penal nr.75,...

Lajme të tjera

Web TV